Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“SHQIPËRIA VEND I KOMPLIKUAR”/ Panucci: Duka ka bërë disa deklarata të shëmtuara ndaj meje!

Kristian Panuçi nuk arriti të linte gjurmë te Kombëtarja shqiptare, teksa dështoi për të vazhduar ecurinë pozitive të De Biazit.

Ish-trajneri i Kombëtares, u largua pas humbjes me Turqinë në kualifikueset e Europianit 2020. Ai është rikthyer të flasë për këtë aventurë në krye të përfaqësueses kuqezi, për “Ilposticio.it”.

“Kur mbërrita në Shqipëri dhe mora drejtimin, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund përfunduam në vendin e tretë. Shqipëria është një vend i komplikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një pankinë të vështirë në Europë, ajo ishte e Shqipërisë. Vinte nga një Europian që luajti për herë të parë dhe të pranoja ta trajnoja ishte një gjysmë vetvrasje, sepse ishte vështirë të arrija ta kualifikoja sërish. Por, kam qenë i lumtur, ishte një eksperiencë fantastike, kisha një marrëdhenie shumë të mirë me djemtë. Presidenti i FSHF-së, ka bërë deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha aty ai nuk ndërhynte në asgjë. Më la të punoja”, shprehet Panuçi.

Related posts

DISFATA E INTER NË “SAN SIRO”/ Fabio Capello fajëson “bomberin”: Lukaku kishte tre mundësi të arta, por…

Delo.autor

Skënderbeu fokusohet te finalja e Superkupës, synon ta rinisë me trofe

Sadik.Autor

“KËTU FITOJMË NE”/ Tifozat “KuqeZi” i kujtojnë murin e kalasë së Krujës turqve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment