Futboll Seria A Sport

BARAZIMI PA GOLA KUNDËR VERONËS/ Lazios nuk i ndodhte prej 65 ndeshjesh!

Barazimi 0-0 kundër Veronës nuk ndërpreu vetëm kërcimin e Lacios në vendin e dytë. Ndali edhe një seri të bardhekaltërve që kishte arritur kuotën 65 ndeshje pa një rezultat pa gola.

Një rekord në kuadër europian: duke konsideruar faktin që në “klasifikim” formacioni i Simone Inzagit paraprin PSG-në (61 ndeshje), Mançester Sitin dhe Verder Bremenin (të dy me 55) dhe Fortuna Dyseldorfin (50). Barazimi i fundit 0-0 i Lacios datonte 15 prill 2018, në derbin e luajtur në kampionat kundër Romës.

Frenimi kundër Veronës ka lejuar që numri i rezultateve pozitive në kampionat të shkojë në 17: ashtu si Zven Goran Erikson në sezonin 1998-’99. Lacio ka ndalur kështu një seri prej 25 ndeshjesh radhazi në “Olimpico” me së paku një gol të realizuar: nuk qëndronte pa shënuar në stadiumin e shtëpisë që nga sfida kundër Interit (0-3) e luajtur më 29 tetor 2019.

Related posts

Fotografia e parë e familjes pesë anëtarëshe të Leo Messit (foto)

Q.Autor

SHKARKOI “SPECIAL ONE”/ Pasuesi i Mourinhos në stol, Tottenham mendon për trajnerin e mrekullive

Delo.autor

PËRBUZË TRIUMFIN KROAT/ Xavi: Ja kush duhet ta fitojë çdo vit “TOPIN E ARTË”…

Isa.Autor

Leave a Comment