Futboll Sport

SHTYU ARBITRIN DY HERË ME DUAR/ Lojtari i skuadrës së njohur rrezikon të mos luajë futboll për… (VIDEO)

Futbollisti i Monakos Gelson Martins rrezikon të përjashtohet për 6 muaj nga aktivitetet futbollistike për shkak se shtyu dy herë me duar gjyqtarin e sfidës së djeshme Nim-Monako 3-1.

GJYKUM

Portugezi nuk e përmbajti veten kur arbitri ndëshkoi me karton të kuq shokun e skuadrës Bakajoko për ndërhyrje të ashpër. Pas shoku i skuadrës u përjashtua nga takimi, Martins shtyu arbitrin, i cili akordoi përsëri karton të kuq për vetë lojtarin e Monakos duke e lënë ekipin e principatës me 9 futbollistë. Sërish, 24-vjeçari pësëriti gjestin antisportiv duke shtyrë arbitrin.

Vendimi për Martins do të jepet ditën e mërkurë kur do të mblidhet Komisioni i Disiplinës së Federatës Franceze të Futbollit. Minimalisht, Martins mund të përjashtohet 8 ndeshje, ndërsa dënimi më i rëndë shkon në 6 muaj pa luajtur.

Related posts

MILANI ME MENDJEN TE MERKATO/ Pranë akordit me sulmuesin francez

Delo.autor

Dalipi i jep përgjigje Starovës, nuk harron as tendencën e medias

Sadik.Autor

Bayern Munich shënon golin e dytë ndaj Monchengladbach

Sadik.Autor

Leave a Comment