Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

STRAKOSHA PO SHKËLQEN ME LAZION/ Ëndrra e titullit kalon nga… Kumbulla

Pas fitores fantastike ndaj SPAL-it të Etrit Berishës, për Lacion është Verona e cila thirret në radhë për t’u përballur. Një ndeshje e prapambetur, e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A. Sot në orën 20:45, portieri i Kombëtares do të ketë mundësinë të luajë përballë dyshes së shqiptarëve Rrahmani-Kumbulla, për të vijuar ëndrrën për titullin në Serinë A.

150 NDESHJE – Një ndeshje shumë e rëndësishme për të mbajtur gjallë shpresën për titullin në fund të sezonit. Gjithashtu, një takim i cili për karrierën dhe kalendarin e Thomas Strakoshës me Lacion, kërkon që të shënjohet me të kuqe të theksuar si për festë. Portieri shqiptar, kundër Veronës do të luajë ndeshjen e 150-të me bardhekaltrit. Kujdes, është vetëm 24 vjeç. Gjithmonë titullar në kampionat, shqiptari ka pësuar 20 gola në sezon, duke dhënë kontributin e tij që prapavija e Lacios të jetë e dyta më e fortë dhe me më pak gola të pësuar në Serinë A, pas Interit (18).

VERONA – Për shqiptarin, Verona është një skuadër e cila sjell gjithnjë numrat idealë. Strakosha ka luajtur dy herë kundër veronezëve në karrierën e tij: Në të dyja rastet, Lacio ka fituar dhe portieri nuk ka pësuar asnjë gol. Bëhet fjalë për përballjet e sezonit 2017-2018 Verona-Lacio, 0-3 dhe Lacio-Verona 2-0.Kumbulla-Rrahmani-e1576232510252-780x439

STRAKOSHA LIDER – Këtë sezon në Serinë A, Strakosha ka gjashtë ndeshje në të cilat nuk ka pësuar gol (clean sheets). E fundit më 11 janar 2020 (LacioNapoli 1-0). Të tjerat i ka arritur në fushën e Udinezes, Xhenoas, Torinos dhe Parmës. Ndeshje të luajtura në shtëpi për Lacion. Në transfertë, e vetmja ndeshje pa pësuar për Strakoshën është ajo ndaj Sampdorias ku Lacio fitoi 0-3.strakosha lacio

Numra prej një lideri të vërtetë. Pavarësisht gabimit në derbi që i dha një gol Romës, portieri shqiptar është duke treguar gjithnjë e më shumë siguri në katërkëndëshin e Lacios. Me Simone Inzagin që e ka promovuar në Serinë A dhe jo vetëm, shqiptari ka arritur të bëhet titullar i padiskutueshëm dhe deri më tani ka fituar 2 herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë. Tanimë, Thomas ndjek ëndrrën për t’u bërë numri një edhe në Kombëtare.

Related posts

Monchi piketon mesfushorin argjentinas si pasuesin e Nainggolan

Sadik.Autor

SPALLETI THYEN HESHTJEN/ Ka një mesazh pas shkarkimit: Nuk është e vërtetë që…

Delo.autor

DUELI PËR TITULL/ Guardiola “dridhet” para sfidës me Chelsea: Më mungon lojtari më…

Isa.Autor

Leave a Comment