Futboll Kategoria Superiore Sport

“PASHË TMERR NË DURRËS, ME VAJZËN NË KRAH”/ Flet sulmuesi i Teutës: Nuk hapeshin dyert…

Seria e tërmeteve që goditi Shqipërinë, ka tronditur Darko Nikaçin. Malazezi i Teutës ishte një nga të mbijetuarit në Durrës, bashkë me familjen e tij. Sulmuesi aktualisht gjendet në Podgoricë, e megjithatë ajo që ka përjetuar e ka shokuar. Më shumë se për veten, mendonte për bashkëshorten dhe foshnjën e tij. Gjatë një rrëfimi për mediat malazeze, ai ka zbuluar gjithë tmerrin që përjetoi pas atij tërmeti prej 6.4 ballësh. 

“Tërmeti i parë u ndie rreth orës 2, pas mesnate. Nuk ishte i tmerrshëm, kështu që u ktheva për të fjetur. Por, ai i orës 4 pa dyshim që ishte. Nuk e dija në fillim se çfarë po ndodhte. Ishte një katastrofë e vërtetë. Imagjinoni të zgjohesh dhe gjithçka rreth teje dridhet dhe bie në tokë dhe më e rënda ishte që kisha pranë gruan dhe foshnjën. Fjalë për fjalë, mund të them që ishte një situatë e pashpresë”, kështu u shpreh fillimisht 29-vjeçari për gazetën “Dnevne” pas mbërritjes në Mal të Zi.

SHOKU – Apartamente gati 29-vjeçare, si edhe ndërtesa të tjera ishin në rrënoja, por makthi ishte edhe bllokimi i dyerve pas tërmetit. “Unë u përpoqa të hapja derën, por u bllokua. Kështu që, doja ta thyeja, por nuk ia dola. Prita pak dhe sapo munda, menjëherë dola nga banesa dhe qëndruam jashtë. Morëm vetëm ushqim për fëmijën dhe kaq”, u shpreh sulmuesi. Megjithatë, as dalja nga banesa nuk të ofronte qetësi.

Nikac

“Pashë një hotel përtej rrugës që kishte rënë në tokë. Qëndruam në një fushë të hapur dhe prita që situata të qetësohej. Unë isha akoma i tronditur, por gruaja ime arriti ta merrte çelësin e apartamentit për t’u nisur menjëherë për në Podgoricë. Kam biseduar me trajnerin dhe ai më tha të shkoja në shtëpi për 2-3 ditë”, shtoi ai, ndonëse me këtë ritëm duket se qëndrimi në vendlindje do t’i zgjasë më shumë.

Apartamenti i Darko Nikac, i shkatërruar

DËSHMIA – Nikaç ishte dëshmitar i fatkeqësisë që pushtoi Durrësin, por sikundër rrëfen, edhe tërmeti i orës 7 nuk ishte pa gjë. “Ai rrëzoi gjithçka, kështu që unë isha me fat. Është e pamundur ta përshkruaj se si ishte. Ishte si një film. Pas tërmetit të dytë, dy nga tri ndërtesat pranë meje u shkatërruan dhe u rrënuan. Ishte gjëja më e frikshme që kam parë në jetën time. Ndihesha plotësisht i pafuqishëm, nuk dija çfarë do të më  ndodhte”, tregoi ndër të tjera shtatlarti, që ka luajtur edhe 3 ndeshje me përfaqësuesen malazeze.

nikac teuta

 MOSBESIMI – Kur ra tërmeti i tretë, Nikaç dhe familja e tij ishin shumë pranë Podgoricës, por kontaktet i ruajti me njerëzit që kishte lënë në Durrës, në këtë rast shokët e ekipit. “Ata më thanë që praktikisht asnjë makinë nuk kishte ngelur në Durrës. Shokët e skuadrës së Teutës, veçanërisht të huajt, u drejtuan për në shtëpi dhe të gjithë njerëzit nisën të strehoheshin në disa zona më të qeta afër qytetit.

Related posts

NË ANGLI ËNDËRROJNË PËR YLLIN E JUVENTUS-IT/ Trajneri Vieira: Do të ishte një goditje e madhe

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Arsenal mposht Leicester dhe shkruan historinë

Delo.autor

“EPOKA E RE E ARGJENTINËS”/ Icardi dhe Dyaba pritet të luajnë së bashku nga minuta e parë

Isa.Autor

Leave a Comment