Futboll Kategoria Superiore Sport

“TË DËNUAR” PËR TRIUMF/ Trajneri Dovedan: Skuadra si Flamurtari bëjnë çudira

Bylisi u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme që do të luajë me Flamurtarin në orën 14:00 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Trajneri boshnjak, Veljko Dovedan, është shprehur optimist se skuadra e tij do të arrijë fitoren e parë për këtë vit në kampionat.

Kujtojmë se Bylisi vjen pas katër barazimeve radhazi, ndërsa për herë të fundit ka fituar një ndeshje për llogari të kampionatit më 22 dhjetor kundër Luftëtarit në Ballsh. “Ka ardhur momenti që të marrim fitoren e parë në kampionat për vitin 2020. Normalisht që e kemi merituar edhe më herët për ta bërë një gjë të tillë, për faktin se skuadra ka prodhuar lojë dhe krijuar shumë raste për të shënuar. Por, ne duhet që të mos e mendojmë se do e kemi të lehtë përballë Flamurtarit, që është në fundin e tabelës. Bylisi i vlerëson njësoj të gjithë kundërshtarët. Këtë e kam thënë dhe e them sërish, por ua kam bërë me dije lojtarëve sa herë kemi analiza”, është shprehur fillimisht për gazetën trajneri i Bylisit.

SITUATA – I pyetur për situatën në pragndeshjen me kuqezinjtë, trajneri i ballshiotëve ka konfirmuar se skuadra po kalon një formë mjaft të mirë. “Në Tiranë ndaj Partizanit bëmë një ndeshje të mirë, ndonëse nuk e nisëm si duhet takimin. Por, loja erdhi në rritje. Bëmë futboll të bukur dhe morëm edhe frenat e lojës në dorë. Tashmë kam besim se do të marrim tri pikët dhe këtu vjen edhe kthesa jonë. Bylisi ka cilësi dhe unë besoj shumë te ky grup lojtarësh. Por, veç kësaj, janë bërë edhe shumë afrime dhe unë jam i mendimit se të gjithë do të luajnë. Kush të ketë formën më të mirë, do ketë mundësinë të tregojë vlerat e veta”.bylisii

KAMPIONATI – Sipas trajnerit të Bylisit, skuadra duhet që të vijojë me të njëjtin ritëm, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. “Unë e thashë që kemi një grup të plotë dhe do të jemi më të kompletuar ndaj Flamurtarit. Ndeshjet e radhës janë delikate, sepse ekipet bëjnë llogaritë e tyre. Ndaj, edhe ne duhet që të jemi shumë të kujdesshëm si në fushën tonë, ashtu edhe në transfertë. E them këtë, sepse me ato skuadra që nuk e mendon, ndodh çudia. Futbolli ka surprizat e veta, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, përfundoi Dovedan.

Related posts

(VIDEO) Liverpool kalon në epërsi ndaj Cityt, Chamberlain autor i golit

Q.Autor

NJË TRAGJEDI QË NUK DO TË HARROHET KURRË/ Parlamenti francez vendos që mos të luhet futboll në këtë datë

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Ndizet sfida në “Elbasan Arena”. Gjirokastritët provojnë të surprizojnë

Delo.autor

Leave a Comment