Futboll Kategoria Superiore Sport

SHËNOI DOPIETË SI ZËVENDËSUES NDAJ “DEMAVE”/ Talenti Muçi: Ju tregoj sekretin e suksesit “bardheblu”

Të shënosh dy gola si zëvendësues ndaj Partizanit është diçka magjike, për më tepër në një derbi ku në fund Tirana fiton me rezultatin e thellë 5-1. Ernest Muçi shkëlqeu në ato 15 minuta që Egbo i rezervoi në fundin e lojës.

Pas ndeshjes së djeshme ai foli ekskluzivisht për “Panorama Sport”, duke treguar edhe çelësin e suksesit të kësaj Tirane, që në nëntë ndeshjet e fundit në kampionat ka tetë fitore. Muçi tregohet modest kur pyetet nëse duhet të jetë titullar apo jo, ndërkohë që e cilëson veten me fat që shënon sa herë vjen nga stoli.

Dy gola i kishit ëndërruar në derbi duke u kthyer si hero i ndeshjes?

Të them të drejtën nuk e kisha menduar. Hyra në fushë për të dhënë më të mirën për ekipin dhe jam shumë i lumtur që arrita të shënoj. Goli im i dytë ishte një kënaqësi shumë e bukur.

Po rezultatin 5-1 në derbi e kishit menduar ndonjëherë?

Nuk e kisha menduar, por ekipi është përmirësuar shumë. Jemi të bashkuar dhe harmonia është e madhe, gjë të cilën e patë edhe në këtë derbi.

Ju po ktheheni në një lojtar që vrisni ndeshjet e mëdha, pasi edhe në derbin e fazës së dytë keni qenë vendimtar…?

Jam mundur t’i kontrolloj emocionet në këto dy derbi dhe në ndeshjet e tjera. Por deshi Zoti dhe shënova.mucii

Mendoni se ka ardhur koha që ju ta nisni si titullar?

Nuk është se nuk kam luajtur. Kam luajtur edhe si titullar, por më duket se më shumë fat kam duke hyrë në fushë nga stoli.

Mesazhi i parë që keni marrë në telefon pas ndeshjes?

Nuk e kam hapur akoma telefonin dhe nuk di çfarë mesazhesh kanë mbërritur.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ MILANI mposht BARCELONËN, vendos goli i Andre SILVËS në shtesë (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON PLANET ME ROMËN/ Mourinho: Ja pse jam një trajner më i mirë se në kohën e Inter-it

Delo.autor

Agjenti Raiola në kërkim të një klubi të ri për Pogban

Q.Autor

Leave a Comment