Futboll Seria A Sport

“TË GJITHA NDESHJET LUHEN NË MAKSIMUM”/ Mesfushori Barella: Në “San Paolo” një tjetër Inter!

Në përfundim të ndeshjes së humbur ndaj Napolit me rezultatin 0-1, e vlefshme për Kupën e Italisë, mesfushori zikaltër, Nicolo Barella foli për këtë hap të gabuar të Inter, që vinte nga fitorja e bujshme në derbin e Milanos me rezultatin 4-2.

“Të gjitha ndeshjet luhen në maksimum, për të fituar. Kjo e sotmja ishte një ndeshje e veçantë. Napoli priste për gabimet tona, për tu nisur. Arritën ta çbllokojnë rezultatin e më pas u bë e vështirë. Në “San Paolo” do të duhet një Inter edhe më i mirë. Do ta luajmë deri në fund, si gjithmonë”.

“Fitorja në derbi ishte e dëshiruar dhe e bukur. Edhe sot donim të fitonim. Patëm një ndalesë, por jemi gati të nisim në maksimum. Ka shumë ndeshje për të përballuar, por ne duam të arrijmë deri në fund në të gjitha kompeticionet”, deklaroi Barella për “Inter TV”.

Related posts

Skënderbeu-Kukësi/ Formacionet: Oto Xhon nuk ia del, ja si do rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

ZYRTARE/ U largua nga Kukësi, Skënderbeu nënshkruan kontratën 3-vjeçare me … (FOTO)

Delo.autor

“Kurrë mos thuaj kurrë”, Bale s’e hedh poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment