Futboll La Liga Sport

“TËRMET” TEK BARCELONA/ Pas përplasjes me “Pleshtin”, Bartomeu thërret urgjentisht Abidal

“Tërmeti” te Barcelona nuk duket se do të shuhet. Në të vërtetë, rrezikon të ketë efekte shkatërruese. Sipas transmetuesit katalanas RAC1, presidenti Bartomeu, pas krizës diplomatike, që shpërtheu mbrëmjen e djeshme mes Leo Messi dhe Eric Abidal, ka vendosur të thërrasë drejtorin sportiv Blaugrana për një takim urgjent. Bartomeu ishte jashtë vendit për çështje personale, por stuhia që shpërtheu mbrëmjen e djeshme e detyroi që të anulojë të gjitha angazhimet e tij dhe të kthehet menjëherë në Barcelonë për të folur ballë për ballë me Abidal.

Sipas raportimeve nga media spanjolle, sulmi i drejtpërdrejtë dhe publik i Messit e ka dobësuar shumë pozitën e ekzekutivit francez. Tani për tani, Barça nuk ka marrë një pozicion, ndaj duhet të presim “ndeshjen” Bartomeu-Abidal për të parë nëse do të ketë pasoja. Drejtori sportiv mund të rrezikojë postin.

E gjitha buron nga fjalët e thëna dje nga Abidal për largimin e Valverde (shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur me të, ose nuk punuan shumë) dhe nga përgjigjja e ashpër, përmes rrjeteve sociale, e Lionel Messi: “Menaxherët duhet të marrin përgjegjësinë për vendimet që marrin. Unë besoj se, kur flasim për lojtarët, duhet të përmendim emra, në mënyrë që të mos baltosen të gjithë dhe të mos ushqehemi nga gjëra të pavërteta”.

Related posts

DO NJË TJETËR SHANS TEK INTER/ Gabigol: Përpara se të marr një vendim, dua të

Delo.autor

Guardiola në telashe: Lojtari më i mirë mund të ikë në janar

Delo.autor

Agjenti Raiola në kërkim të një klubi të ri për Pogban

Q.Autor

Leave a Comment