Futboll Sport

FUNDI I HIDHUR/ Nga shpresë në makth, Liga e Kombeve dënon Edy Reja-n

Me 18 nëntor 2020, afro dy vite më parë, Shqipëria arriti suksesin e parë të rëndësishëm me Edy Reja-n në stol. Kuqezinjtë mbyllën një fushatë pozitive në Ligën e Kombeve, u renditën të parët në Grupin e 4 në Ligën C: 6 ndeshje 11 pikë, duke lënë pas përfaqësuese si Bjellorusia, Lituania dhe Kazakistani, një përfundim që i dhurojë një biletë për në Ligën B.

Në edicion e dytë të këtij turneu, fati dukej se ishte me Shqipërinë, me Edy Reja-n, pasi shorti na vendosi me përfaqësuese si Izraeli dhe Islanda, ndërsa “asistin” më të madh e morëm nga UEFA që përjashtoi favoritin kryesor, Rusinë.

Reja
Të gjithë besonin se kuqezinjtë i kishin shanset të mbyllin këtë grup në vendin e parë, çka do të na jepte një bonus shumë të madh për të shkuar në “Euro2024”, do na siguronte një vend në “play-off” e Ligës së Kombeve dhe vazon e dytë në shortin e kualifikueseve të evropianit, një objektiv që mbeti vetëm në letër pasi në fushë ekipi i Edy Reja-s rezultoi një dështim i madh.

Berisha
Shqipëria mbylli këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e fundit me vetëm 2 pikë: 4 ndeshje, 2 barazime 2 humbje, 4 gola të shënuar 6 të pësuar. Një përfundim shumë i hidhur që vulosi fatin e Edy Reja-s. Për fat të mirë, nëse mund ta quajmë të tillë, nuk zbritëm një Ligë më poshtë, edhe kjo sërish për meritë të UEFA-s që i ndaloi Rusisë të marrë pjesë edhe në “Euro2024”.

Related posts

NË ITALI HEDHIN HIJE DYSHIMI/ Kriza ekonomike, Barcelonën nuk e lejon shteti për Lautaron

Delo.autor

E PAPRITUR TEK KOMBËTARJA/ Panucci hedh sytë nga Superiorja, zëvendësohet Lila dhe…

Delo.autor

Derbi Madoninës/ Inter ka rilindur, “Djalli” është i plagosur

Sadik.Autor

Leave a Comment