Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Egbo shqetësohet për sulmuesin Torasa, ja formacioni i mundshëm

Tirana ka mbyllur përgatitjet për derbin me Partizanin. Bardheblutë zbritën dje në fushën stërvitore “Skënder Halili”, edhe pse koha nuk ishte nga më premtueset. Edhe dje ka pasur kthime dhe mungesa në ekip. Kështu, Tefik Osmani është bashkuar me grupin e titullarëve, ndërsa jashtë këtë herë ka qëndruar Agustin Torasa.

Pas dy ditësh stërvitje të diferencuar, argjentinasi ka munguar edhe dje. Mësohet se goditja në këmbë dhe pak grip e kanë penguar lojtarin e bardhebluve. Gjithsesi, futbollisti ka punuar në palestër dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme me Partizanin. Nga ana tjetër, si masë paraprake Egbo ka testuar dy lojtarë në pozicionin e Torasës, Hasanin dhe Sidibenë. Gjithsesi, planifikohet që Torasa të luajë nga minuta e parë. Po kështu, në portë vazhdon aktivizimin Ilion Lika. Në mbrojtje prej të djathtës në të majtë luajnë Doka, Muça, Vangjeli dhe Hoxhallari.

tirana rreshtimi

Në mesfushë, Batha e Çelhaka si digë para mbrojtjes. Nga krahët Kale dhe Kobina do të japin shpejtësinë, ndërsa në qendër Torasa do të luajë si sulmues i dytë i skuadrës bardheblu. Në sulm i vetëm Majkëll Ngo, i cili ka për detyrë të bëjë repart i vetëm. Në gatishmëri janë tre lojtarë, Muçi, Hasani e Ismajlgeci, të cilët janë zëvendësuesit natyralë për gjatë ndeshjes derbi. Kujtojmë që bardheblutë kanë 75 ditë që nuk humbasin sfidën me të kuqtë në kampionat.

Related posts

Totti, letër prekëse për Buffon: E nisëm fëmijë, gradualisht u bëmë…

Sadik.Autor

KONTRATAT TEK PARTIZANI/ Asani kërkon pagën më të lartë në Superiore. Ja kërkesa në drejtim të “demave”…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKANAT/ Ja çfarë u tha Klopp futbollistëve pas humbjes 3-0 ndaj Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment