Futboll Sport

GAFA NË LISTËN E KOMBËTARES/ FSHF nuk di rolin e futbollistit të grumbulluar

Egli Kaja ishte një ndër surprizat e listës së trajnerit Kristian Panuçi për miqësoren ndaj Jordanisë, që do të zhvillohet në datën 10 tetor, dhe për takimin zyrtar eliminator të Ligës së Kombeve me Izraelin në Ber Sheva 4 ditë më vonë.

Deri këtu gjithçka në rregull, por ajo që bie në sy, në listën e bërë publike në faqen zyrtare të FSHF-së është pozicioni i talentit Kaja.  Edhe pse ai luan si sulmues krahu dhe sulmues i dytë, FSHF e përfshin në listë si mbrojtës.

“Spikasin në këtë listë të teknikut kuqezi, katër futbollistë që vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare, siç janë mbrojtësi: Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kozencës, si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panuçi për këto dy ndeshje. Së pari ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, I cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe XhakomoVrioni që vjen nga Venezia.

Vijojnë ndërkaq të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit”, shkruhet në faqen zyrtare të FSHF-së.

egli

Related posts

Neymar: Real Madridi është ekipi që do të zbresë nga froni Barcelonën në vitet e ardhshme

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR KOMBËTAREN/ Sulmuesi rezulton pozitiv me COVID-19, humbet sfidën me POLONINË

F.autor

12 MIJË TIFOZË TË PRANISHËM/ Shikoni çfarë ndodh në qendrën stërvitore të Lazios (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment