Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË KAMPIONËT/ Dyshja Çinari-Trashi mposhin Flamurtarin dhe ngjiten në vendin e tretë

Partizani ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-0, falë golave të Çinarit me penallti dhe Lorenc Trashit. Fitorja e dytë radhazi për kampionët në fuqi

Për sa i përket takimit të sotëm, sfida ishte nën rritmini mesatar, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhet të shkonte minuta e 62-të, që Çinari të zhbllokonte sfidën nga pika e bardhë e penalltisë. Një 11-metërsh i dyshimtë që u kontestua nga futbollistët vlonjatë.

Për  të vulosur takimin mendoi Lorenc Trashi 10 minuta më vonë. Me këtë triumf, Partizani u ngjit në vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve. Ndërkohë që për vlonjatët kjo ishte humbja e 15-të.

Related posts

E PABESUESHME/ Ekipi spanjoll refuzon 2 milionë euro për Keidi Baren!

Delo.autor

MENDY “SINKRONIZOHET” ME CARVAJAL/ Penalltia e Real Madrid po “shkatërron” Twitter-in… (VIDEO)

Delo.autor

Lippi: Interit i mungojnë lojtarë kampionë në skuadër

Q.Autor

Leave a Comment