Futboll Kategoria Superiore Sport

U THA SE KA PROBLEME NGA DËMTIMI/ Por e vërteta është ndryshe, ja pse është lënë jashtë Kërçiku

Dorian Kërçiku është goditja e parë e Partizanit në merkaton e janarit, ku duhet pranuar që afrimet kanë qenë me pikatore te kampionët në këtë sezon dimëror. Ndonëse ka kaluar një muaj që është pranë të kuqve, ish-mbrojtësi i Tiranës akoma nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Partizanit në ndeshje zyrtare.

kerciku
Gjithsesi, paraqitjen e parë me fanellën e kuqe Kërçiku e ka bërë të shtunën me Partizanin B, në Kategorinë e Dytë, ku luajti vetëm 45 minutat e para ndaj Adës së Velipojës. Kaq ka mjaftuar që misioni i mbrojtësit me B-në të jetë i përmbushur, duke i hapur rrugën aktivizimit me skuadrën e parë. Vonimi i debutimit për Kërçikun nuk ka ardhur për arsye që janë thënë deri tani nga klubi, por nga mënyra se si Partizani e ka federuar lojtarin.

Aktivizimi me skuadrën B ka bërë që “Panorama Sport” të zbulojë edhe arsyen e vërtetë se pse Kërçiku nuk ka luajtur deri tani me kampionët. Federimi me ekipin e dytë është një manovër që Partizani e ka përdorur shpesh edhe në të shkuarën, në mënyrë që të krijojë hapësira për afrime lojtarësh nga tregu i huaj, pa lëvizur listën e të federuarve në verë. E njëjta rrugë është ndjekur edhe me Kërçikun, që si lojtar shqiptar e ka federuar te Partizani B, duke lënë hapësira tek ekipi i parë, me shpresën që deri në limitet e merkatos do të gjente ndonjë alternativë nga tregu i huaj, ku dihet se kërkoheshin përforcime në fazën sulmuese.

kerciku

Në kushte të tilla, ish-mbrojtësit bardheblu i është dashur të presë, pasi në fillim duhet të debutonte tek ekipi B, aty ku ishte federuar dhe më pas i hapet rruga e aktivizimit pa problem tek ekipi i parë. Është thënë shpesh si justifikim se vonesa e debutimit të Kërçikut ka ardhur nga dëmtimi që pësoi gjatë fazës në Turqi, por prapaskena është se ai nuk mund të lunte me skuadrën e Sormanit pa bërë si fillim “adetin” me Partizanin B.

Kështu që nga e mërkura, ku luhet ndeshja e Kupës me Besëlidhjen, Dorian Kërçiku ka mundësi të kontribuojë te kampionët. Tani trajneri Sormani ka një alternativë më shumë në krahun e djathtë. Kërçiku vetëm në ditët e para ka folur si pjesë e Partizanit dhe tani pritet që ai ta tregojë veten në fushë, duke nisur nga e mërkura në Kupë.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Solskjaer lavdëron talentin e Laçit dhe i thotë lamtumirë yllit të Moldes

Isa.Autor

“NUK I FOLA PËR 2 VITE ZIDANE”/ Rrëfimi i ish-mbrojtësit: Shkova në banjo dhe tymosa 250 cigare për…

Delo.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ PANAMASË/ Jesus “dorëzohet”: Pas Kupës së Botës kam menduar shumë, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment