Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Betis-Barcelona. Rezultati 2-3

Barcelona ka udhëtuar sonte në Benito Villamarin ku do të përballet me skuadrën e papërshtatshme Real Betis. Leo Messi me shokë do ta kërkojë fitoren që ta ruajë distancën me Real Madridin që fitoi sonte në Osasuna.

Leo Messi do ta kërkojë fitoren sonte në Betis për të vazhduar rrugën e tyre drejt titullit të tretë me radhë në La Liga.

Për këtë Quique Setien në sulm ka startuar me Messi dhe Griezmann në sulm ku pas tyre do të jetë De Jong.

Ishte pritur që të startojë nga minuta e parë edhe talenti i Barcelonës, Ansu Fati por ai nuk ka startuar.

Nga ana tjetër për Betisin ka startuar lojtari më i mirë i kësaj skuadre, Nabil Fekir, që do ti prijë kësaj skuadre për rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

 

LIVE/ Betis – Barcelona 2-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 73/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Clement Lenglet.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 45+4/ Barcelona barazon sërish shifrat me golin e shënuar nga Sergio Busquets.

MINUTA 27/ Betis kalon sërish në avantazh me golin e shënuar nga Nabil Fekir.

MINUTA 9/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Lionel Messi.

MINUTA 7/ betis kalon në avantazh me golin e shënuar nga Sergio Canales.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Rei Manaj nuk ndalet, një tjetër gol i shënuar me Spezian (VIDEO)

Delo.autor

GRUPI “SUNING” NË KRIZË DHE INTER DRIDHET/ Presidenti Zhang ngre alarmin: Jemi në luftë, nuk ka më…

Delo.autor

ËSHTË NJË “HAJMALI” NË “EURO 2020″/ Sulmuesi Depay: Kemi ëndrra të mëdha, mund të jetë viti i Holandës

Delo.autor

Leave a Comment