Futboll La Liga Sport

VËRSHËLLIMAT E TIFOZËVE KUNDËR KLUBIT/ Mesfushori Rakitic: Kjo është liria e shprehjes…

Ivan Rakitic analizoi triumfin e Barcelonës kundër Eibar, që erdhi para ndeshjes kundër Napolit, në Champions. Për mikrofonat e “Movistar TV”, kroati ka komentuar, gjithashtu, vërshëllimat e publikut në adresën e menaxhmentit të klubit, pas çështjes së fundit, që përfshin presidentin Bartomeu dhe pagesa të pretenduara për të diskredituar disa prej lojtarëve simbol Blaugrana.

Suksesi- “Ne bëmë një punë të shkëlqyeshme, ishim shumë të mobilizuar. Të luash kundër Eibar është e ndërlikuar, sepse gjithmonë ky kundërshtar përpiqet të presojë lart. Messi? Është e rëndësishme që të shkojë mire. Nëse luan e shënon kështu, është shumë mirë për të gjithë ne. Braithwaite? Shumë e vështirë të luash kundër tij, sepse është një sulmues tejet i fortë. Jam i lumtur me mënyrën se si e filloi, ne e mirëpritëm. Besoj se do të na ndihmojë shumë”.

Kontradiktat– “Vërshëllimat për menaxhmentin e klubit? Ekziston liria për t’u shprehur. Gjëja e rëndësishme është që tifozët e vlerësuan ekipin, ne e ndiem shumë mbështetjen e tyre në fushë. Kjo është ajo, që ka rëndësi për ne. Duam të ecim përpara”.

Related posts

LIVE/ Napoli-Arsenal, starton sfida në “San Paulo”

Delo.autor

“DIAGNOSTIKON” SITUATËN E EKIPIT/ Valverde: Java vendimtare e kampionatit, jemi brenda…

Delo.autor

DEL KUNDËR FIFA-S DHE UEFA-S PËR SUPER LEAGUE/ Mbrojtësi i Juventus: Duhet ta shpëtojmë futbollin…

Delo.autor

Leave a Comment