Futboll Seria A Sport

VETËM NJË GOL NË 25 NDESHJET E FUNDIT/ Lukaku “zhduket” ndaj ekipeve të mëdhenj

Sezoni i parë i Romelu Lukaku tek Interi po dëshmon më së miri ndikimin e tij në një kampionat krejtësisht të ri. Ekziston vetëm një detaj “i vogël”, që sulmuesi belg do të duhet ta rregullojë: golin kundër emrave të mëdhenj, çfarë ka qenë një problem serioz në dy vite e gjysmë të fundit, siç nënvizohet nga “Tuttosport”. Ky defekt i tij po konfirmohet edhe në Serie A, deri tani. Ish-sulmuesi i Manchester United, në fakt, e ka humbur takimin me rrjetën kundër pesë skuadrave kryesore në Itali: dështoi në ndeshjen e parë me Juventusin, në 180 minutat kundër Lazio, kundër Romës dhe, gjithashtu, ndaj Atalanta në fillim të janarit. Bilanci është zero gola në 5 ndeshje kundër skuadrave më të mira të Serie A.

Sidoqoftë, kjo prirje nuk është e re për gjigantin zikaltër, i cili kurrë nuk kishte arritur të shkëlqente në Premier League kundër “top 5” skuadrave atje. Fatura totale flet për një gol në 25 ndeshje kundër 5 skuadrave të para në renditje. Juventus-Inter mund të jetë rasti i shkëlqyeshëm për belgun, që të harrojë kritikat, të kthehet te goli kundër një skuadre të nivelit të lartë dhe të anulojë, të paktën pjesërisht, një statistikë, që e dënon atë. Goli ndaj bardhezinjve, ndoshta mund të jetë me peshë për titullin, në sfidën më të ethshme të sezonit.

Related posts

Milani aktiv në merkaton e verës, synon dy emra të mëdhenjë

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ U nis te Roma, përfundoi te Barcelona; Malcom e kërkoi edhe Real Madridi

Isa.Autor

MOTRA TIFOZE E MANCHESTER UNITED NUK JETON MË/ Sulmuesi Ighalo: Lutej që unë të luaja këtu, ndonjëherë nis të qaj…

Delo.autor

Leave a Comment