Futboll Premier League Sport

“POGBA KA NOSTALGJI PËR JUVENTUS”/ Legjenda e “Djajve të Kuq”: Mesfushori i la “Bardhezinjtë” për disa vite pushim!

Momenti negativ i Pol Pogbasë dhe i Mançester Junajtid vazhdon. Ish-mesfushori i Juventusit vazhdon që të jetë shënjestra më e kërkuar nga kritikët dhe analistët, gjë e cila afron gjithmonë e më tepër “divorcin” mes palëve, por një tjetër zë që garanton se Pogba ndien vërtet nostalgji për “Zonjën e Vjetër” është Pol Parker, një prej ikonave të historisë së “Djajve të kuq”.

“Nuk ka dyshime se Pogba ka cilësi madhështore, por fatkeqësisht sjell shumë negativitet në skuadër. Të mendosh se do të kthehet në nivelet e veta, duket shumë e vështirë.

Madje, kur sheh edhe Lukakun që shënon pa pushim tek Interi, evidentohet se ashtu si për Romelun, edhe për Polin zgjedhja më e mirë është që të largohet nga ‘Old Trafford’. E vërteta është se Raiola nuk e tha më kot se Juventusi është shtëpia e Pogbasë.

Soccer - Barclays League Division One - Coventry City v Manchester United - Highfield Road

Ndoshta Pol vendosi që të lërë shtëpinë për disa vite pushime, por nostalgjia për shtëpinë është e vështirë për t’u mposhtur, ndaj për të fituar të paktën Pogbanë si lojtar, ai duhet të kthehet te Juventusi”.

Related posts

CHAMPIONS/ PSG i jep leksion “Los Blancos”, Di Maria rishkruan historinë (VIDEO)

Delo.autor

Botërori 2018/ Rregullorja e Gjermanisë: Ok për një birrë, por seksi…

Sadik.Autor

AGUERO E TEPRON/ Man City mund ta gjobitë për një “SHISHA” sulmuesin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment