Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-LUFTËTARI/ “Shkodranët” kërkojnë rikthimin tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet duke nisur nga ora 14:00 ndeshja mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Vllaznia do të futet në fushën e lojës vetëm për të marrë fitoren, për shkak se vjen edhe pas asaj humbje ndaj Teutës në transfertë. Pas disa ndeshjeve shumë të mira, te Vllaznia së fundmi ka pasur disa rezultate negative. Për këtë arsye kuqeblutë do të kërkojnë të bëjnë kthesën ndaj një kundërshtari që në letër duket i lehtë.

Megjithatë nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi gjirokastritët do të provojnë të bëjnë surprziën në “Loro Boriçi”. Ekipi i Çoçllit do të ishte i kënaqur edhe me një barazim nga kjo ndeshje dhe do të përpiqen të mos dalin pa pikë nga ndeshja me Vllazninë.

Formacionet zyrtare:

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Shehi, Adili, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla, Lika, Sidorenko, Silvio Zhunior. Trajner: Mirsad Jonuz

LUFTËTARI: Shala, Demo, Lala, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Dushkaj, Açka, Oshafi, Çela, Mehmetllari. Trajner: Nikolin Çoçlli.

Related posts

DUAN NJË GOLEADOR/ Ky pritet të jetë formacioni i Realit sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

MOSPJESËMARRJA NË CHAMPIONS/ Pogba kërkon largimin nga “Djajve të Kuq”, Reali hidhet në sulm

Delo.autor

LOJA ME NJË TAKIM/ Shikoni si lojtari i Kombëtares dhuron spektakël me skuadrën e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment