Ekskluzive Futboll La Liga Sport

I BESON 17 VJEÇARIT…Messi lidhet me Ansu Fati dhe harron… Griezmann (VIDEO)

Ansu Fati vazhdon të bëjë histori.

“Xhevahiri” 17-vjeçar ka thyer rekorde në LaLiga dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe këtë e bëri sërish në mbrëmjen e së dielës ndaj Levantes.

Sulmuesi shënoi dy gola në hapësirën e dy minutave (103 sekonda për të qenë e saktë) gjatë fitores 2-1 ndaj Levantes. Kjo e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e LaLiga të shënojë dy gola në një ndeshje në moshën 17 vjet e 94 ditë.

Mbështetja nga tifozët

Tifozët blaugranas që ishin të pranishëm në “Camp Nou” u ngritën në këmbë duke brohoritur dhe duartrokitur Ansu Fati në fushë kur ai u zëvendësua në minutën e 86-të kundër Levantes.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar për këtë moment dhe sot është realizuar”, tha Ansu Fati.

“Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin tim që më dhanë një tjetër mundësi.”

Lidhja me Messin

Të dy golat e Ansu Fati erdhën përmes pasimeve nga Lionel Messi dhe duket se Argjentinasi preferon të lidhet më shumë me të riun sesa Antoine Griezmann.

Gjatë fitores ndaj Levantes, Messi dhe Griezmann kaluan tek njëri-tjetri gjashtë herë në total – tre herë secila.

“Kam kaluar shumë vite duke e parë atë duke luajtur dhe të jesh përkrah tij është një ëndërr,” tha Ansu Fati në lidhje me argjentinasin legjendar.

Mungesa e “El Pistoleros” Suarez tek Barcelona ka sjellë mangësi në realizime vendimtare dhe kjo gjë ka ndikuar shumë në ndeshjet e fundit sidomos tek shpirti dhe kapiteni i ekipit Messi.

“Pleshti” mesa duket zgjedhur modulin më perfekt në përballjet me rivalët në kampionat dhe hija e tij është Ansu Fati.

Kapiteni i katalanasve ka treguar se ne sida aksione kyçe, talenti Fati është më i kuptueshëm në lojën e tij se sesa Griezmann.

Ylli francez në ndeshjet e fundit nuk ka treguar atë euforinë dhe shpirtin e tij luftarak siç e kemi parë tek Atletico Madrid që dominonte gati në çdo ndeshje. AlpeSport.al

 

Related posts

ZBULIMI I SERIE A/ Nuk i duroj dot krahasimet me Lewandowskin, dua që…

Isa.Autor

Di Maria “i shkel syrin” Simeones për ta afruar tek Atletico Madrid

Sadik.Autor

E BUJSHME/ E kërkuan me ngulm Interi dhe Juventus, PSG-ja zyrtarizon të ardhmen e lojtarit

Delo.autor

Leave a Comment