Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZGJIDHET NGËRÇI/ Futbollisti i Kombëtares bëhet gati për debutimin në kampionatin francez…

Futbollisti i Kombëtares, Frederik Veseli, u largua në ditët e fundit të merkatos nga skuadra italiane e Empolit, për t’u transferuar tek francezët e Le Mansh, që militojnë në ligën e dytë franceze.

frederik veseli

U tha fillimisht, se dokumentat e shqiptarit ishin bllokuar, duke venë në diskutim transferimin, megjithatë gjithçka u zgjidh, teksa ditën e sotme Veseli u zyrtarizua përfundimisht si futbollist i ri i Le Manshit.

Le Mans

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi francez, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Mësohet se shqiptari do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit, për sfidën e ardhshme ndaj Lorient, ku me shumë mundësi do të vijë edhe debutimi. Në 22 javë kampionat, Le Mansh ka arritur të sigurojë vetëm 21 pikë, duke u renditur në vendin e 17-të.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Kastrioti në ndihmë të familjeve të prekura, hap dyert e stadiumit dhe ngre çadra për njerëzit në nevojë (VIDEO)

Delo.autor

DËSHRION EMRA TË RINJ PËRKRAH “PLESHTIT”/ Rivaldo: Nëse transferon këta 2 super lojtarë, Barcelona bëhet…

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Bologna-n falë dyshes Rebic-Kessie dhe shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment