Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ “Katalanasit” humbasin një tjetër “xhevahir”, Getafe e “rrëmben” për 6 milionë euro!

Barcelona ka humbur një tjetër talent të dalë nga “La Masia” e famshme. Bëhet fjalë për Marc Cucurellën, i cili po bën një sezon fantastik me Getafen. Këta të fundit kanë aktivizuar të drejtën e blerjejes për 6 milionë euro.

Klauzola e 21-vjeçarit do të jetë 25 milionë euro dhe në rast të një shitje në të ardhmen, Barcelona do të përfitojë 40% të shumës. Atletico Madrid dhe Arsenal janë ekipe që janë interesuar në merkaton e janarit për shërbimet e Cucurellës, i cili edhe sezonin e shkuar bëri mjaft mirë me fanellën e Eibar. Kështu, pas Carles Perez që u largua drejt Romës, tjetër talent i La Masias largohet pëfundimisht nga Barcelona.

Related posts

PRESIDENCA I VË KUSHT STAFIT TEK TIRANA/ Ja çfarë duhet të bëjnë në sezonin e ri…

Delo.autor

DUKE TYMOSUR DHE DUKE PIRË/ Ja se çfarë bënte Maradona pak ditë para operacionit në tru (VIDEO)

Delo.autor

AKUZA PËR RAMOS/ Mediat: Është kanceri i ekipit, duhet të largohet

Isa.Autor

Leave a Comment