Futboll Seria A Sport

EFEKTI “KORONAVIRUS”/ Juventusi humb 11% në bursë, futet në “karantinë”

“Coronavirus” fillon të ndihet në Itali edhe nga pikëpamja e bursës. Juventusi është pjesë e atyre kompanive, që po përballet me goditjen financiarë të marrë në këtë drejtim. Siç është raportuar nga “Calcio e Finanza”, në fakt, titulli i klubit bardhezi u pezullua në bursë për shkak të një teprimi të rënies në të, prej 11%, aksione të barabarta me 1.0155 euro.

Ndërkohë, vetë Juventusi i ka pezulluar aktivitetet në lidhje me muzeun e stadiumit “Allianz”: “Muzeu i Juventusit do të qëndrojë i mbyllur deri më 29 shkurt. Vendimi pranon dispozitat e Urdhëresës Urgjente nr.1 të 23 shkurtit 2020, të Ministrisë së Shëndetësisë Italiane dhe rajonit të Piemonte. Është saktësuar gjithashtu se, gjatë së njëjtës periudhë, “Stadium Tour” do të pezullohet”.

Në lojë është edhe kapitulli i Ligës së Kampionëve. Lyon, kundërshtari i bardhezinjve në 1/8 finale të këtij kompeticioni, është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme Franceze për të vlerësuar masat e mundshme për ndeshjen kundër Juventusit, e planifikuar të luhet të mërkurën në vendin transalpin. Klubi deri më tani nuk ka marrë asnjë vendim, por shqetësohet për shkuarjen në Lyon të 2500-3000 tifozëve të Juventusit.

Related posts

“NGËRÇI” NË REPARTIN E AVANCUAR/ Interi kërkon sulmues. Nga “Zikaltërit” mund të largohen…

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Starton ndeshja Skënderbeu-Kastrioti, të dy ekipet kërkojnë fitoren

Delo.autor

ANSU FATI NUK ËSHTË VETËM/ Barcelona ka një tjetër lojtar 400 milionësh në ekip

Delo.autor

Leave a Comment