Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

30 MJEKË E INFERMIERË U DËRGUAN NË ITALI/ Bogdani për ndihmën e Shqipërisë: Gjest i bukur për popullin italian, ne jemi dhe…

Erjon Bogdani ka shpenzuar një pjesë të madhe të profesionit të tij në Itali, teksa për shumë vite është aktivizuar në nivele të larta me shumë skuadra italiane.

Pa dyshim që gjesti i Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë e infermierë në ndihmë të Italisë që është në një situatë kritike prej koronavirusit, ka prekur edhe ish-sulmuesin e kombëtares. Së fundmi, në një intervistë për mediat italiane, Bogdani ka theksuar se në Shqipëri ka edhe të aftë e profesionistë që dinë të japin kontributin e tyre, e jo vetëm kriminelë, diçka për të cilën fatkeqësisht përmendemi shpesh.

“Ishte një gjest shumë i bukur ndaj popullit italian, një shenjë mirënjohje për gjithçka që kemi marrë në këto vite”.

Cila ishte ndjesia e juaj si një shqiptar? “Ishte një emocion i madh, e ndoqa me shumë vëmendje edhe fjalën e presidentit, ishte një gol i bukur. Ne në vitet 90’ nuk do ta harrojmë kurrë, italianët na kanë hapur dyert dhe tashmë është bukur që mund të japim diçka mbrapsht. Kjo, edhe për të treguar se Shqipëria nuk është vetëm vendi i kriminelëve, por edhe i profesionistëve në gjendje të ndihmojnë popullin”.

Sa i fortë është koncepti i memories te ju? “Shumë, besoj kjo është një karakteristikë e jona. Më pëlqeu kur kryeministri tha se nuk kemi memorie të shkurtër. Jemi krenar që mund të japim ndihmën tonë. Italia na ka ndihmuar shumë kur kemi pasur nevojë, dhe tani, edhe pse nuk jemi një vend i pasur është bukur të provojmë dhe t’iu japim një dorë. Kjo në ndryshim nga shumë vende të tjera të Europës, që situatën në Itali po e marrin shumë lehtë”, u shpreh Bogdani.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Armando Broja firmos me ekipin e Vitesse-s

Delo.autor

PËRMBYTJET E SHIRAVE NUK NDALIN ATLETËT/ Maratona e Venezia zhvillohet nën ujë (VIDEO)

Isa.Autor

RENDITJA PËR KËPUCËN E ARTË/ Ja golashënuesit më të mirë në Europë

Delo.autor

Leave a Comment