Futboll Sport

E TRISHTË/ Futbollisti brazilian ndërron jetë në moshën 23-vjeçare nga shkaqe te panjohura

Futbollisti brazilian, Riuler Oliveira ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare për shkaqe të panjohura.

23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës japoneze të Shonan Bellmare, por tragjikisht jeta e tij është shuar. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi japonez Shonan Belmare, klub në të cilin braziliani ishte pjesë që nga sezoni i kaluar, ndërsa më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave në Brazil si Internacional apo Koritiba.

‘’Na vjen shumë keq për vdekjen e papritur, për momentin jemi në pritje të rezultateve të autopsisë’’, shkruan klubi japonez duke lënë të paqarta shkaqet e ndarjes nga jeta të futbollistit brazilian.

Lajmi ka tronditur botën e futbollit pasi i riu shikohej si futbollist me perspektivë dhe ndarja nga jeta në moshë të re ka sensibilizuar dhe klubet në vendlindjen e tij.

Related posts

NAPOLI-INTER/ Pas një krosimi nga “Demi” Lautaro, mesfushori Eriksen realizon një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Përshëndetja e fundit për Astorin, sot kryhen homazhet. Firence në zi

Q.Autor

I dha lamtumirën Kombëtares/ Zbuloni dhuratën SPECIALE për SNEIJDER (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment