Futboll La Liga Sport

ANALIZA REAL MADRID-BARCELONA/ Gjeniali “Zizu”, efekti “Vinicius Jr” dhe anarkia e Setien!

Të dielën u luajt ndeshja e shumëpritur në Spanjë dhe jo vetëm, pra El Clasico, Real Madrid-Barcelona. Skuadra e Zidane fitoi 2-0, falë dy golave në pjesën e dytë (Vinicius Jr dhe Mariano Diaz). Real Madrid meritoi fitoren dhe mes protagonistëve të mëdhenj ishte Toni Kroos. Zidane e përgatiti në mënyrë perfekte “El Clasico”, por ende nuk kuptohet motivi se pse e la jashtë ndaj Manchester City pikërisht mesfushorin gjerman.

Gjermani gaboi vetëm një pasim nga 65 tentativa në sfidën ndaj Barcelona, duke shërbyer edhe një asist. Me të dhe Modric në fushë, pavarësisht se kilometrat që kroati përshkruan dhe që janë pakësuar shkak mosha, mesfusha e Real Madrid luan më mirë. Gjermani është i domosdoshëm, duke konsideruar edhe pesë vitet më pak, motivi se pse Zidane e ka preferuar në formacionin fillestar.

Edhe njëherë, Zidane ka hedhur në fushë një të ri të talentuar, uruguajianin Valverde, element që po bëhet i rëndësishëm për ekuilibrat. Valverde ka kontribuar edhe në fazë mbrojtëse dhe tranzicioni, ndërsa me Modric, Reali fitoi rrezikshmëri në fazën sulmuese. Kroati ka luajtur vetëm 15 minuta, rikuperimi përfshirë, por në atë fragment u panë aksionet më të rrezikshme të Real Madrid.

Për pjesën më të madhe të ndeshjes, “merengues” nuk kishin mrekulluar dhe nuk kishin vënë shumë në vështirësi katalanasit. Reali administronte ritmet e lojës dhe Barcelona nuk merrte dot iniciativën. Valverde garantonte rikuperim dhe tranzicion, por faza ofensive vuante. Isco dhe Benzema kanë pasur mundësi të mira. Nëse spanjolli u ndal nga Ter Stegen, francezi u tregua i pasaktë.

Goli erdhi pak edhe me fat, pasi Vinicius Jr nuk ishte i pakapshëm në inkursionin e tij në krah dhe Pique i dha shumë metra dhuratë, duke devijuar edhe topin dhe gënjyer portierin gjerman. Braziliani ishte i bezdisshëm për mbrojtjen katalanase, edhe pse nuk mbahet si finalizues.

Kundër Manchester City ka gabuar gola të rëndësishëm. Nga një anë, ish-lojtari i Flamengos ka potencial kampioni, nga ana tjetër dikush ka frikë që braziliani të bëhet si Theo Walcott 2, pra një lojtar krahu brilant në driblime, por që te metrat e fundit humbet.

Sidoqoftë, 19-vjeç dhe 7 muaj, Vinicius Jr. është bërë futbollisti më i ri që shënon një gol në “El Clasico”. Nuk e ka golin në gjak, por me stërvitje dhe sidomos këshillat e Zidane, hapat e tij mund të jenë vetëm për lart. Vinicius nuk do të jetë kurrë një sulmues apo një futbollist si Neymar, por mund të përmirësohet shumë dhe të marrë krahun komplet.

Për sa i përket Barcelonas, Setien deklaroi se kishte folur me Guardiola, për të shkëmbyer opinione për Real Madrid. Trajneri i katalanasve pohoi: “Ka gjëra që City bëri ndaj Real, që mund të na shërbejnë, ndërsa ka të tjera që nuk janë në kordat e skuadrës time dhe nuk më interesojnë”.

Barcelona luajti me një skemë 4-4-2 pa pasur krahët si tipologjia e Manchester City. Setien ka prishur natyrën e Barcelonas, duke vendosur futbollistët në rolet e gabuara. Në mënyrë krejt paradoksale, rreziqet për Realin erdhën kur u aktivizua blerja e janarit, Braithëaite. Danezi nuk është në nivelin e shokëve, por ka shpejtësi të madhe dhe vetëm me atë armë vuri në vështirësi mbrojtjen e Realit.

Në fund, tema “Messi”. Pleshti zhvilloi një ndeshje në hije, duke mos arritur të shënojë dhe duke gabuar një gol. Në kontekstin e duhur dhe me Barcelona që administron ritmet e një ndeshje, Messi nxjerr nga cilindri gjithmonë një magji. Kur Barcelona nuk zotëron fushën, numri “10” tregon se mbetet njerëzor.

Futbolli është një sport që luhet 11 kundër 11. Edhe pse një kampion i madh, një futbollist i vetëm nuk ndryshon një ndeshje. Edhe pse Reali i dha më shumë se një rast si mundësi argjentinasit, i cili zgjidhjet i bëri të gabuara. Ndoshta, kjo duhet kritikuar. Kujtojmë që Messi nuk ka shënuar një gol në “El Clasico” që kur Cristiano Ronaldo ka shkuar te Juventusi…

Related posts

KUSH IA KA DORËZUAR? Ish-dështimi i Barçës shpallet lojtari i muajit, dhënia e çmimit bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Rikthehet Milani i madh? Shevchenko jep këtë deklaratë për Gattuson

Q.Autor

INSISTON ME ÇDO KUSHT/ Klopp dëshiron sulmuesin e napolit në skuadër

Isa.Autor

Leave a Comment