Futboll Seria A Sport

ANULLIMI I NDESHJEVE NGA KORONAVIRUSI/ Gallata e radhës në Itali: Juventus-Milan, stadiumi i hapur por pa tifozë miq! (FOTO)

Futbolli italian në kaos! Sikur të mos mjaftonin protestat e tifozëve të Interit, deklaratat e bujshme të drejtuesve të ndryshëm, trajnerëve, presidentëve, për anulimin e ndeshjeve në rajonet ku ekziston rreziku dhe alarmi i Koronavirus, tashmë i shtohet kësaj edhe kapitulli i ri: “Allianz Stadium” i hapur për Kupën e Italisë, Juventus-Milan, por vetëm për ata që banojnë në territorin e Piemontes!

Praktikisht, nga zona e Venetos, Emilia-Romagna dhe Lombardia, nuk lejohen që të shkojnë në Torino për të ndjekur ndeshjen gjysmëfinale të kthimit të Kupës së Italisë. Në këtë kuadër, parashikohet që ditën e mërkurë në stadium të jenë vetëm tifozët bardhezi dhe jo ato kuqezi, pasi shumë pak kuqezi jetojnë në Piemonte.

Tifozët e Milanit kanë shpërthyer në rrjetet sociale me akuza duke e quajtur “vendim qesharak”, ndërsa disa bëjnë ironi… “mos duhet t’i falim edhe dy apo tri gola Juventusit?”…

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Spanjë-Ishujt Faroe. Rezultati 1-0

Delo.autor

Tirana fiton miqësoren ndaj Flamurtarit të Prishtinës dhe tifozët…

Sadik.Autor

E FUNDIT/ “LUMË” dënimesh nga Disiplina, ja të gjitha vendimet për skuadrat

Delo.autor

Leave a Comment