Futboll Sport

Tirana fiton miqësoren ndaj Flamurtarit të Prishtinës dhe tifozët…

Pas suksesit të arritur kundër Apolonisë, Tirana ka mposhtur 3-0 Flamurtarin e Prishtinës në një tjetër miqësore të zhvilluar sot pasdite. Takimi u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku ajo çka binte në sy, ishte numri i madh i të pranishmëve, rreth 800 tifozë.

Pjesa e parë e takimit ishte përgjithësisht e qetë, me pak raste shënimi për të dyja skuadrat, ndërkohë tekniku Ze Maria e nisi takimin me formacionin 4-4-2, ku si qendërsulmues u vendos Sentamu, duke qënë se Majkëll Ngoo mungon për shkak dëmtimi.

Bardheblutë u shfaqën disi më kërkues, por pavarësisht dëshirës, nuk mundën dot të shënonin. Në fraksionin e dytë u bënë disa ndryshime, teksa në fushë u hodhën Karabeci, i cili ishte një ndër më të mirët, dhe Daja.

Dyshja e ardhur nga stoli i dha një tjetër ritëm lojës së bardhebluve. Golin e parë për Tiranën e shënoi Sentamu në minutën e 55-të, ndërsa 7 minuta më vonë arriti të finalizonte dhe Cobbinah.

Pjesë e listës së protagonistëve ishte edhe Turtulli, i cili u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tretë në minutën e 85-të. Përsa i përket afrimit më të fundit të klubit kryeqytetas, Sedat Berisha nuk ishte i pranishëm për shkak se pak ditë që i është bashkuar skuadrës dhe po stërvitet i diferencuar.

Related posts

SULMON SHOKËT E EKIPIT TË MANCHESTER CITY-T/ Mahrez: Nuk duan t’ia dinë për futboll

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ FIFA merr vendimin për shtyrjen e Kupës Botërore të Klubeve. Ja data dhe vendi…

Delo.autor

DERBI TIRANA-PARTIZANI/ ‘Blutë’ shoqërojnë tifozët në stadium! Bllokim rrugësh, policia tregon planin e masave

F.autor

Leave a Comment