Futboll Sport

KONFIRMON KLUBI ITALIAN/ 21 lojtarë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik dalin me COVID-19

Klubi i Rexhianës ku bën pjesë futbollisti i Shqipërisë Arlind Ajeti po kalon një periudhë tepër delikate për shkak të koronavirusit. Së fundmi, klubi italian njoftoi se janë identifikuar 16 raste të reja pozitive me COVID-19 në radhët e ekipit, duke e çuar numrin e të prekurve 27 në total.

Rexhiana nuk bën me dije emrat e personave të infektuar me koronavirus, por raportohet se 21 futbollistë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik (duke përfshirë trajnerin dhe asistentin e tij).

Për sa i përket axhendës së kampionatit, klubi do të marrë vendimet e duhura.

Related posts

LIVE/ Derbi i Italisë: Mbyllet ndeshja Inter-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra dyfishon ndaj Islandës, njihuni me të gjitha rezultatet

Isa.Autor

VIDEO/ Hoffenheim shokon Bayernin, miqtë në epërsi

Q.Autor

Leave a Comment