Futboll La Liga Sport

BARCELONA ISHTE NË TENSION/ E tregon edhe “truku” Piqué-Ter Stegen (VIDEO)

Barcelona mori një fitore minimale dhe të vuajtur kundër Real Sociedad. Katalanasit patën mjaft vështirësi për të marrë tri pikët kundër skuadrës nga “San Sebastian”. Kësisoji, kuptohet që, para se ta zhbllokonin rezultatin e bardhë, katalanasit ishin në tension. Ata po përpiqeshin të finalizonin sa më shpejt. Pasi e bënë këtë (minuta e 81-të), kampionët në fuqi të La Liga-s menduan si ta vononin lojën dhe ta mbyllnin pa pësuar. Në këtë kontekst, disa imazhe të Gerard Piqué kanë dalë në dritë, duke folur me Marc-André Ter Stegen.

Qendërmbrojtësi i kërkon portierit gjerman ta marrë shtruar dhe ta shpenzojë kohën me vonesa, në mënyrë që loja të afrohet në “bilbilin” e fundit, pa mundësi që Real Sociedad të barazojë. “Marc, ndale topin (vonohu), ne dalim përpara dhe kështu shpenzojmë (humbasim) kohën”, – i thotë Pique gjermanit. Imazhet e “Movistar” e kanë kapur në mënyrë perfekte momentin.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Cagliari-Juventus. Rezultati 1-3

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ MILAN NË DERBI/ Lukaku lider i Inter, shikoni rekordin e ri të vendosur nga bomberi belg…

Delo.autor

MotoGP/ Crutchlow tregon sekretin se pse ka ulur ritmin

Sadik.Autor

Leave a Comment