Futboll Seria A Sport

“DIKUSH KA QENË I INFEKTUAR”/ Mesfushori Gomez: Atalanta-Valencia ka të bëjë me përhapjen e koronavirusit

Gomez beson fuqishëm se ndeshja Atalanta-Valencia në ‘San Siro’ ka ndihmuar shumë në përhapjen e koronavirusit

Sot, Italia është vendi më i prekur në botë nga virusi vdekjepurës, COVID-19, ku kanë vdekur mbi 6 mijë persona.

Vendi më i prekur dhe me më së shumti vdekje, afër tre mijë, është Bergamo, nga i cili vend vjen Atalanta dhe para se të përhapej gjithçka kanë zhvilluar ndeshje në San Siro në kuadër të Champions League me Valencian.

Alejandro Gomez beson shumë se ajo ndeshje ka të bëjë me përhapjen e virusit.

Rreth 40 mijë fansa fluturuan nga Bergamo për të parë ndeshjen në Champions League, të cilën Atalanta e fitoi 4-1 në ‘San Siro’.

“Kur vdekjet filluan, edhe ne nisëm të kemi frikë. Dikush në ‘San Siro’ ka qenë i infektuar. Ne po presim të shohim nëse ndonjë nga ne ka simptoma”, tha Gomez.

“Zhvillimi i këtyre ndeshjeve ishte i tmerrshëm. S’kishte asnjë kontroll në Valencia, çdo gjë ishte e qetë”.

“Mendoj se situata në Bergamo sot ka të bëjë me ndeshjen në Champions League game në San Siro. Këtu janë 12 mijë banor dhe 45 mijë ishin në stadium atë ditë”. /Gazeta Express/

Related posts

NË PRAG KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT/ Favorit për medaljen e artë një ekip ballkanas…

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Ronaldo dhe Messi shumë larg objektivit. Ja favoriti për ta fituar…

Delo.autor

ÇFARË KAOSI/ Tension dhe PËRLESHJE në Romë, ndalohen 3 gjermanë para Lacio-Eintraht (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment