Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Carragher s’dëshiron t’i dhurohet Liverpoolit titulli i Premier, ja arsyeja

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, nuk dëshiron që Liverpoolit t’i dhurohet titulli i Premierligës nëse gara nuk mund të mbyllet shkaku i krizës së koronavirusit, që ka bërë që Premierliga të mos kthehet të paktën deri më 30 prill.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit.

Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.

Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Carragher, shpreson që futbolli do të rinisë aty ku u ndërpre në mënyrë që Liverpoolit të mos i humbet puna e rëndë që e ka bërë përgjatë sezonit, pasi që nuk dëshiron që ish-klubit të tij t’i dhurohet titulli ndryshe.

“Asgjë s’është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe triumfi në betejën kundër koronavirusit, por nuk mendoj se duhet ta fshehim rëndësinë që ka futbolli për neve. Nuk më intereson kur do të rinisë sezoni, vetëm dua që ky sezon të mbyllet rregullisht”, ka thënë Carragher.

“Ne të gjithë e dimë që Liverpoolit do të ishte fitues i ligës. Atyre u duheshin vetëm një apo dy fitore të tjera. Por, nëse liga ndalet, thjesht s’më duket mirë. Po, Liverpoolit mund t’i jepet trofeu, këtë po e thonë njerëzit, por gjithmonë do të ketë një problem me këtë”. /Gazeta Express/

Related posts

LËSHON DEKLARATË KUNDËR ANCELOTTIT/ Sulmuesi King: Nuk duhet të kesh kurrë besim tek një trajner që…

Delo.autor

RINOVOI KONTRATËN ME JUVENTUS/ Chiellini: Muaji i fundit ishte tronditës, dua të ngre lart trofe të tjerë

Delo.autor

De Biazi: Ecuria e Milanit? Meritat i takojnë Rino Gatuzos

Q.Autor

Leave a Comment