Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Murinho tremb tifozët e Manchester United

Në kulmin e kritikave ndaj tij dhe me rezultatet në fushë që nuk po i japin të drejtë, trajneri i Manchester United trembi tifozët e ekipit me mundësinë reale për largim, të një prej shtyllave të ekipit.

Tekniku portugez Mourinho tha se nuk është i sigurt për qëndrimin e David De Gea-s, 3 vjet pasi vetëm burokracitë i mohuan portierit spanjoll, kalimin e bujshëm te Real Madrid.

“Nuk e di nëse De Gea do të qëndrojë apo jo. Kjo gjë nuk më shqetëson, por nuk jam i sigurt se çdo të ndodhë. Klubi dhe njerëzit pranë lojtarit mund të japin një përgjigje.

Të gjithë e dinë se sa cilësi ka De Gea dhe sa i rëndësishëm është për skuadrën. Nëse klubi nuk do të jetë akoma dhe më keq duhet ta mbajë në skuadër”, tha Mourinho.

Futbollisti i kombëtares spanjolle ka luajtur në thuajse çdo ndeshje të Djajve të kuq këtë sezon, por në Premier League angleze ka pësuar 16 gola në 9 ndeshje.

De Gea la të kuptohej më parë se do të firmoste rinovimin, por zhvillimet e fundit e kanë vendosur në dyshim kontratën e re.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Sterling mendon largimin nga Manchester City, ja dy klubet e mëdha që monitorojnë situatën…

Delo.autor

James Pallotta: Roma ka arritur marrëveshjen me Qatar Airways

Sadik.Autor

SHKËLQEJNË TUCI DHE MUÇI/ Shpresat dhurojnë spektakël në pjesën e parë ndaj Apolonisë

Delo.autor

Leave a Comment