Futboll Premier League Sport

FRIKË NGA KORONAVIRUSI/ Federata Angleze e Futbollit marrin vendimin e papritur

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë, duke shkaktuar panik të madh, ndërsa janë konstatuar tashmë edhe rastet e para në Angli, çka nxitur edhe reagimin e Federatës Angleze të Futbollit, që ka marrë disa masa për të shmangur përhapjen në masë.

Kështu është vendosur që duke nisur nga kjo fundjavë, nuk do të bëhet më shtrëngimi i duarve mes lojtarëve me njëri-tjetrin dhe arbitrat, ritual ky i zakonshëm para çdo ndeshjeje futbolli.

Kujtojmë që ky vendim u mor më herët nga Federata Skoceze e Futbollit, ndërkohë që së fundmi pritet të zbatohet edhe në Angli.

Kjo masë do të aplikohet deri në një vendim të dytë, ndërsa në Angli po tregohen të kujdesshëm, për të mos përfunduar në mbylljen e stadiumeve, ashtu siç është vendosur aktualisht për kampionatin italian.

Related posts

FORMULA 1/ Kryeson renditjen, alarmon Norris : Diçka nuk shkon me mua dhe makinën

F.autor

Inter merr një goditje të fortë nga Manchester City

Sadik.Autor

Antonio Conte: Mungesa në Champions nuk i dëmton planet e Chelsea në merkato

Q.Autor

Leave a Comment