Futboll Kategoria Superiore Sport

OFENDOI TRAJNERIN NË “INSTAGRAM”/ Partizani i bën gati “valixhet” mesfushorit… (FOTO)

Aristoteles Romero mund ta paguajë shtrenjtë shpërthimin që bëri në “Instagram” pas humbjes 5-1 në derbi. Venezueliani, i pezulluar nga trajneri Adolfo Sormani dhe i degdisur te Partizani B, u ndje i braktisur në derbi, pasi e lanë që ta shikonte ndeshjen në lokal, duke mos e marrë as në stadium.

romero

Romero nuk përmendi emër konkret në shpërthimin e tij, por dihet se gjithë dufin e ka pasur me trajnerin italian. “Rregulli i jetës: Kush bën keq do gjejë keq”, shkroi venezueliani te “Story” i parë. “Po tani i kujt është faji, bir kur*ve”, ishte shpërthimi i radhës i mesfushorit. Ndërkohë që në fund ai me këtë shkrim: “Zoti është perfekt”.

Ky shpërthim i mesfushorit, që për të gjithë ka lënë të kuptohet se ka lidhje me trajnerin Sormani, ka sjellë pakënaqësi të mëdha në kampin e kuq, kryesisht te drejtuesit e klubit. “Panorama Sport” ka mësuar se burime pranë të kuqve se po shqyrtohet mundësia e ndërprerjes para kohe e bashkëpunimit me venezuelinain, pasi situata është e patolerueshme. Romero jo vetëm që nuk po kontribuon në fushë, por për të kuqtë me sjelljen e tij vetëm po shkakton pështjellime në klub.

aristoteles romero

Edhe te Partizani B nuk ka pasur fat, pasi në derbin e ekipeve B u dëmtua dhe po vijon një fazë rikuperimi. Duke parë që nuk është në planet e trajnerit dhe problemet që krijon, me shumë mundësi aventura e Arsitoteles Romero te Partizani do të marrë fund pa u mbyllur periudha e huazimit. Mbetet për të parë se cila do të jetë rruga që do të ndjekin palët, pasi me ofendimin e bërë pas derbit, Romero i ka mbyllur të gjitha hapësirat te “demat”.

Related posts

DEBATI NË DISTANCË/ Mourinho-Deschamps, akti i dytë: Didie fantastik, si Franca e tij

Delo.autor

E RRALLË/ GJARPËRINJ dhe OFENDIME, tifozët anglezë kanë tjetër nivel ÇMENDURIE (VIDEO)

Isa.Autor

Atalanta mjaftohet me pak/ GJIMSHIRI duartrokitet, BERISHA prezanton SHQIPONJËN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment