Futboll Sport

FUTBOLLISTI I PARË NË KINË ME KORONAVIRUS/ Ish-ylli i Manchester United i infektuar nga COVID-19

Një tjetër futbollist i infektuar me Koronavirus. Bëhet fjalë për belgun Maruan Felaini, i cili dyshohet se e ka marrë virusin në provincën kineze Jinan.

Ish-ylli i Evertonit dhe i Mançesterit është duke luajtur momentalisht për ekipin e Superligës së Kinës, Shandong Luneng dhe thuhet se kishte udhëtuar me tren më 20 mars, kur edhe ishte testuar për Covid-19.

Ai është lojtari i parë në Superligën kineze që del pozitiv me koronavirus deri më tani. Njëlloj si pothuajse në gjithë botën, edhe liga elitare kineze është pezulluar deri në një datë të papërcaktuar.

NINTCHDBPICT000545667814

Edhe pse virusi Covid-19 e ka zanafillën në Kinë, sipas mediave botërore ky vend ka shënuar rënie drastike në rastet me koronavirus në muajin e fundit, ndërkohë që nëpër botë virusi është duke u përhapur në mënyrë të pakontrollueshme.

Related posts

MUÇI SI SULMUESI I ATLETIKO MADRID/ Te Trabzonspori i kanë idetë e qarta për futbollistin kuqezi

F.autor

Përfundojnë ndeshjet në Kupën e Shqipërisë, ja kush shkon në gjysëm finale…

Q.Autor

JASHTËTOKSORI/ MESSI është “Kumbari” i futbollit, por JO më i miri i vitit 2018

Isa.Autor

Leave a Comment