Futboll Seria A Sport

INTERI MUNDOHET TË MBULOJË ZHANGUN/ Ja çfarë rrezikon presidenti zikaltër për deklaratat e fundit

Ditën pas sulmit të ashpër të Stiven Zhangut drejtuar Paolo Dal Pinos, presidentit të Ligës së Serisë A, vijnë reaksionet e para. Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit, e drejtuar nga Xhuzepe Kine, ka hapur menjëherë një hetim, që mund të vendosë numrin një të Interit në duart e autoriteteve.zHANG3

Për më tepër, kreu i “Suning”, për shkak të peshës së fjalëve të përdorura, thuajse me të gjitha mundësitë do të marrë edhe një gjobë prej 5.000 deri në 50.000 euro dhe një pezullim me kohë të përcaktuar (përkatësisht sipas artikujve 23 dhe 9 të Kodit të Drejtësisë Sportive).

FJALËT E ZHANG – “Turp. Ndoshta je klouni më i madh dhe më i keq që kam parë ndonjëherë”, ishin fjalët e Zhangut drejtuar Dal Pinos. Stiven i besoi profilit të tij “Instagram” për të shprehur të gjithë hidhërimin lidhur me vendimet e marra nga Liga për rikuperimin e ndeshjeve të javës së 26-të (dhe Inter-Samp të 25- ës) të shtyra nga Koronavirus me shumë mundësi për datat 7-8-9 mars. “24 orë, 48 orë, shtatë ditë e pastaj? Cili do jetë hapi yt i radhës?

Dhe tani po flet për ‘fair play’ dhe kompeticion të drejtë? Po, po flas me ty, presidentin tonë të Ligës. Është koha të ngrihesh dhe të marrësh përgjegjësitë e tua. Kjo është ajo që bëjmë ne në 2020-ën”, kishte shtuar Zhang në profilin e tij kundër kalendarit të ri.steven-zhang-24-luglio

INTERI INTERPRETON – Interi ndërkohë është përpjekur të shpjegojë postimin e natës të presidentit të tij, ku Dal Pino është cilësuar si “kloun”. Klubi zikaltër ka nënvizuar panoramën e madhe të “Suning” dhe të familjes Zhang në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në atdhe dhe shprehet që Stiven ka veçanërisht për zemër mbi çdo gjë tjetër shëndetin publik të të gjithë komunitetit.

Presidenti është habitur nga vendimet kontradiktore, të ndryshimeve të shpeshta, të dyerve të hapura apo të mbyllura. Vendime që kanë shkaktuar shqetësim sepse dukeshin të sugjeruara nga logjika të tjera krahas shëndetit publik. Këto mendohet të kenë qenë arsyet që kanë shtyrë Zhangun të shpërthejë në rrjetet sociale, me tone të pazakonta, por edhe me pak precedentë në futbollin italian.

Related posts

Yjet që rrezikojnë të mos jenë në Botëror

Q.Autor

GJEN “LOJTAR TË RI” PËR PARTIZANIN/ Mesfushori Asani: Hapen federimet, të presim në ekip… (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Anglinë “Olympico”. Rezultati 0-4

Delo.autor

Leave a Comment