Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI “INFEKTON” EDHE CHAMPIONS-IN/ Juventus-Lion mund të luhet larg “Allianz Stadium”

Pas Serisë A, Koronavirusi ka “infektuar” edhe Champions League. Ndeshja e kthimit e fazës së 1/8-ave kundër Lionit, e parashikuar më 17 mars, mund të luhet larg “Allianz Stadium”.lyon-juventus-260220v

Sipas mediave franceze “RMC” dhe “L’Equipe”, ndeshja e vlefshme për Ligën e Kampioneve kundër Juventusit është shndërruar në një çështje që do të diskutohet gjatë këtyre ditëve.

Faza me eliminim direkt do të fillojë më 10 mars dhe përballjet e klubeve franceze janë në qendër të vëmendjes.

Në kongresin e djeshëm të UEFA-s është menduar gjithashtu se sfida mes Juventusit dhe Lionit mund të spostohet për t’u luajtur në Jugun e Italisë, duke qenë se në këtë zonë Koronavirusi nuk është i përhapur në masë. Megjithatë, Ceferin e mohoi diçka të tillë.

Related posts

I VETMI PA MINUTA NË MIQËSORE/ Klubi spanjoll sinjal Armando Sadikut

Delo.autor

Heynckes: S’ka asnjë shans që Real të marrë Lewandowski-n

Sadik.Autor

Nuk ka më dyshime, De Bruyne e zbulon aksidentalisht të ardhmen e Alexis Sanchezit

Q.Autor

Leave a Comment