Futboll La Liga Sport

JASHTË FUSHAVE PËR 2 MUAJ/ Tronditet Real Madrid, ja lajmi më i hidhur për Hazard

Eden Hazard do të operohet të enjten, në Dallas, në përpjekje për ta lënë pas dëmtimin e këmbës; konkretisht të tendinit distal të djathtë, që e pësoi dhjetë ditë më parë, në ndeshjen kundër Levante. Belgu do të operohet nga specialisti i njohur, Eugene Curry i “Carrel Klinika Dallas”, dhe koha e parashikuar për rilkuperim është rreth dy muaj. Curry është një nga specialistët më të mirë në botë në kirurgjinë ortopedike të këmbëve. Ai përdor teknika të avancuara për rindërtimin e ligamentit të kyçit të këmbës dhe atij të Akilit. Me metodat perkutane, kirurgu në fjalë iu mundëson sportistëve të rifillojnë aktivitetet e tyre normale. Pas rreth dy muajsh, Hazard mund të bashkohet me ekipin e bardhë për ndeshjet e fundit të La Liga-s.

Kampionati spanjoll mbyllet më 24 maj (Real Madridi luan në fushën e Leganes). Në atë muaj, “Los Blancos” do të luajnë katër ndeshje: më 3 maj kundër Athletic, më 10 maj kundër Alavés, më 13 maj kundër Granada dhe 17 maj kundër Villarreal. Pas disa ditësh debate në ekipin mjekësor të Real Madridit, operacion apo jo për Hazard, më në fund është preferuar ndërhyrja kirurgjikale, madje në anën tjetër të Atlantikut. Drejt SHBA, blerja 100 milionë euroshe e verës së kaluar do të udhëtojë i shoqëruar nga kreu i shërbimeve mjekësore të Real Madridit, Niko Mihic.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Sulmuesi i Mallorcas në përpjekje për të ndalur një top, përplaset me… (VIDEO)

Delo.autor

E RËNDË NË SHKODËR/ Boksieri bullgar vdes gjatë duelit me boksierin durrsak

Delo.autor

TRONDITET KLUBI I MADH EUROPIAN/ 8 lojtarë me koronavirus. 4 prej tyre ishin me pushime në Mikonos

Delo.autor

Leave a Comment