Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Miliarderi moldav tenton të blejë Milan-in. Po negocion të blejë “Tik Tok” për…

“Firmat ligjore të administruara nga avokatët Felice Raimondo, Gianluca Frate dhe Dr. Mauro Gagliardi – pronar të shërbimit  Ligjor Marriotts – kanë marrë mandatin për të menaxhuar aktivitetin e këshillimit dhe ndihmës jashtë gjykatës në Itali në lidhje me blerjen e mundshme të klubit të futbollit AC Milan Spa nga fondi i investimeve World Lab Technologies inc., drejtuar nga Z. Alexandr Jucov.

WLT është një fond me një kapacitet ekonomik shumë të rëndësishëm që merret me investime në energji të rinovueshme, infrastrukturë, teknologji dhe sport.

Jashtë Italisë i është besuar firmës ligjore Baker McKenzie. Më shumë detaje do të jepen më vonë, në rast se z.Jucov arrin një marrëveshje në parim me fondin Elliott. Firmat ligjore Raimondo-Frate-Marriotts nuk do të bëjnë deklarata të mëtejshme”.

Me këtë njoftim zyrtar për shtyp, firmat ligjore të administruara nga avokatët Felice Raimondo, Gianluca Frate dhe Dr. Mauro Gagliardi njoftuan në kanalet e tyre përkatëse interesin për Milanin dhe mandatin e tyre pasues për Italinë, nga fondi i investimeve të sipërmarrësit moldav Alexandr Jucov.

Ky fond po tenton të blejë edhe platformën Tik Tok për 50 miliardë euro.

Related posts

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Modelja sllovake i “tërbon” të gjithë me foto NUDO

Isa.Autor

GODITJE “KUNG-FU” NË STOMAK/ Shikoni ndërhyrjen horror të Silvas (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Hungaria siguron kualifikimin me një përmbysje të “çmendur” ndaj Islandës

Delo.autor

Leave a Comment