Futboll Seria A Sport

JUVE-INTER MË 9 MARS/ Shpërthen presidenti Zhang: Këta janë palaço, po na rrezikojnë shëndetin e lojtarëve

Është arritur marrëveshja paraprake dje në mbrëmje në Ligën e Futbollit Italian që ndeshja mes Juves dhe Interit të luhet më 9 mars (të hënën) me tifozë. E thënë pak më shkoqur, plani i hartuar ishte ky: të shtyhet kjo javë dhe të rinisë kampionati aty ku u ndalua, pa bërë kapërcim ndeshjesh.

zHANG

Të shtunën më 7 mars Sampdoria-Verona (20:45), të dielën 8 UdinezeFiorentina (20:45), të hënën 9 Milan-Xhenoa, Parma-Spal e Sasuolo-Bresha (18:30) dhe Juventus-Inter (20:45).

Në fundjavën e ardhshme të luhet kështu java e 27-të: të premten më 13 mars VeronaNapoli (18:45) dhe Bolonja-Juventus (20:45), të shtunën më 14 mars Spal-Kaljari (15:00), Xhenoa-Parma (18:00) dhe Torino-Udineze (20.45), të dielën 15 Leçe-Milan (12:30), Fiorentina-Bresha dhe Atalanta-Lacio (15:00), Inter-Sasuolo (18:00), Roma-Sampdoria (20:45).

Reagimi i Marotës 

Xhuzepe Marota, administratori i deleguar i Interit, është kthyer mbi çështjen e shtyrjes së sfidës kundër Juventusit gjatë një interviste radiofonike me mediat italiane, duke komentuar mundësinë e rikuperimit më 9 mars me dyer të hapura (deri në datën 8 çdo eveniment do të shtyhet në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romanja), me pasojë zhvendosjen e javës së 27-të. “Mësova mbi këtë alternativë nga mediat, do të ishte e mirëpritur.

Megjithatë, fillimisht dua të shikoj në asamble të mërkurën (nesër) edhe hipotezat e tjera që do të shtrohen. Ne si Inter, pasi mësuam vendimin për shtyrjen e ndeshjes, kërkuam menjëherë një asamble të jashtëzakonshme për të arritur në një vendim në respekt të rregullave. Disa skuadra si ne dhe Sasuolo nuk kemi luajtur dy ndeshje. Nuk dua të vazhdoj me polemikë, por nuk jemi bashkuar plotësisht me vendimet e marra, është ky elementi i keqardhjes”.

Dhe për “Ansa”-n, drejtuesi zikaltër më pas ka saktësuar: “Përpara asamblesë të së mërkurës Liga të na japë të gjitha propozimet, jo vetëm mundësinë për të luajtur në Torino me Juventusin në datën 9. Më pas Interi do të prononcohet. Duhet zgjeruar hendeku i propozimeve, nevojitet sens i përbashkët duke respektuar edhe logjikat e kalendarit…”. Dhe referimi është për rikuperimin e InterSampdoria, që zikaltrit duan ta vendosin përpara sfidës me Juven.

SHPËRTHEN STIVEN ZHANG 

Shumë i ashpër ka qenë dje në mesnatë reagimi i presidentit të Interit, Stiven Zhang, për faktin që ndeshja kundër Juventusit do të luhet më 9 mars, por sërish me tifozë. Ai e ka fyer publikisht presidentin e Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino, të cilin e ka quajtur palaço.

“Të luash me kalendarin dhe me shëndetin e njerëzve është e pafalshme. Je palaçoja më i madh që kam parë deri më sot. 24, 48 orë, 7 ditë, po tani çfarë tjetër? Cila është lëvizja jote e radhës”, e nis komentin e tij në “Instagram” Zhang. “Dhe ti pra na flet për sportivitet, për kampionat të rregullt, – vazhdon Zhangu.

zHANG3

– Ç’më thua për faktin që nuk arrijmë t’i mbrojmë lojtarët dhe trajnerët tanë që duhet të luajnë brenda 24 orësh në ditë dhe 7 ditë në javë?! Po të flas ty, presidentit të Ligës. Duhet të të vijë turp. Ka ardhur koha që të ngrihesh dhe të marrësh përgjegjësitë e tua. Kështu veprohet në vitin 2020. Ky është një argument për çokënd në botë, pak rëndësi ka nëse është tifoz i Interit apo i Juventusit. Është gjëja më e rëndësishme për ne, për familjen tona, për klubin tonë”, shkruante Zhang, duke shkaktuar zhurmë në gjithë Italinë.

Related posts

BARCELONA-LEVANTE/ “Katalunasit” synojnë të rikthehen tek fitorja në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDËRHYRJA E ASHPËR NDAJ KROATIT VIDA/ Sulmuesi Muriqi lë Fenerbahçen me 10 lojtarë në minutën e 25 (VIDEO)

Delo.autor

KËSHILLON MANCHESTER UNITED/ Giggs: Për të qenë si Liverpool dhe City duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment