Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHANSI I JETËS/ Broja ëndërron debutimin e bujshëm me fanellën e Çelsit

Kryesfida e 1/8-ave të Kupës FA kundër Liverpulit pritet të jetë e paharruar për Armando Brojën. Sulmuesi i akademisë së Çelsit, i cili ka shënuar 9 gola në po kaq ndeshje këtë sezon ishte nën urdhrat e trajnerit Frenk Lampard në stërvitjen e ditës së djeshme, i cili ka vendosur ta grumbullojë për herë të parë me ekipin e parë në një ndeshje kaq të rëndësishme (dje u la jashtë skuadrës U-23 në ndeshjen me Evertonin).

Broja Celsi

Nuk dihet nëse për sulmuesin e Kombëtares shqiptare U-19 do të ketë minuta kundër kampionëve të botës, por edhe ftesa e tij e parë e 18-vjeçarit me ekipin e bluve të Londrës do të jetë e paharrueshme për të. Çelsi mbetet pa sulmuesin kryesor këtë sezon Temi Abraham për shkak të dëmtimit të tij në kavilje dhe Broja mund të jetë një alternativë për të zëvendësuar Olivie Zhirunë në qendër të sulmit.

 LAMPARD – “Do të hedh në fushë një skuadër që do të japë gjithçka për t’u kualifikuar në çerekfinale. Besoj tek ekipi dhe ndonjëherë duhen bërë ndryshime. Ne i bëjmë ato ndeshje pas ndeshjeje. Skuadra që do të zbresë në fushë kundër Liverpulit do të japë gjithçka për të qenë rivalizuese. Jemi ndeshur kundër tyre dy herë gjatë këtij sezoni dhe do përpiqemi të fitojmë”, tha trajneri në konferencën për shtyp.

lAMPARD

“Është Liverpuli, tifozët tanë do të vijnë për të na parë dhe ne do përpiqemi të mundim skuadrën më të mirë në vend. Kjo nuk do të thotë se nuk do të bëj disa ndryshime në formacion. Mendoj se kemi nevojë për këmbë të freskëta. Por po e trajtoj këtë ndeshje me të njëjtin kujdes si të ishte e vlefshme për Premier Ligën”.

STATISTIKAT – Kjo është hera e parë që Çelsi dhe Liverpuli do të përballen në kompeticionin më të vjetër futbollistik në botë që prej finales së famshme të vitit 2012, ku blutë e Londrës triumfuan 2-1 në “Wembley”. Çelsi i ka mposhtur rivalët nga Liverpuli në 5 nga 7 duelet e fundit në Kupën FA. Kjo do të jetë përballja e tretë sezonale mes tyre.

“Reds”-at fituan 2-1 në kampionat në “Stamford Bridge” në shtator, ndërsa një muaj më vonë ata ngritën trofeun e Superkupës së Europës me penallti në Stamboll. Çelsi e ka fituar këtë trofe gjatë këtij shekulli gjashtë herë, një shifër rekord që e ndan bashkë me Arsenalin.

Kjo është hera e pestë radhazi që ata arrijnë të kualifikohen në 1/8-at e kompeticionit. Blutë kanë humbur vetëm 1 nga 12 ndeshjet e fundit në këtë Kupë: 8 fitore, 3 barazime. Edhe në shtëpi kanë një rekord të ngjashëm: 1 humbje në 12 ndeshje (10 fitore, 1 barazim).

Related posts

MILAN “PESHKON” NË ANGLI/ Maldini gati 45 milionë euro për të “rrëmbyer” lojtarët…

Delo.autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Reali feston 117-vjetorin në rrjetet sociale, ja çfarë bëjnë tifozët (VIDEO)

Delo.autor

U QËLLUA PËR VDEKJE NË NJË CLUB NATE/ Ja arsyeja e vrasjes së vëllait të mbrojtësit të Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment