Futboll Premier League Sport

KA LUAJTUR VETËM 320 MINUTA/ Manchester United e blen për 20 milionë euro!

Manchester United bëri një blerje emergjence në orët e fundit të merkatos së janarit, për shkak të dëmtimit të Marcus Rashford. “Djajtë e Kuq” afruan në ekip Odeon Ighalon në formulën e huazimit më të drejtë blerjeje për gati 20 milionë euro.

Kur kanë kaluar shumë pak nga koha që Ighalo është blerë, duket se United e ka marrë vendimin. Kanë mjaftuar vetëm 320 minuta në të gjitha kompeticionet, që anglezët të bindeshin për vlerat e nigerianit.

Sipas raportimeve të fundit në media, United do të paguajë 20 milionë euro te Shanghai Shenhua dhe Ighalo do të bëhet përfundimisht lojtar i tyre. Sulmuesi ka shënuar 4 gola deri më tani, 2 në “FA Cup” dhe 2 në Europa League në 320 minutat e luajtura.

Related posts

TJETËR PREMIO E MADHE PËR TIRANËN/ Presidenti Halili gati për premtimin e ri para derbit

Delo.autor

Lamtumirë Milan, Suso transferohet në Madrid!

Sadik.Autor

PSG “THYEN” HESHTJEN/ I vendos çmim Mbappes, reagon edhe Real Madrid

F.autor

Leave a Comment