Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Akuza e profesorit italian: Atalanta-Valenica ishte boma biologjike e COVID-19!

Shefi i repartit të pneumologjisë në spitalin “Papa Gjoni XXIII” të Bergamos, profesor Fabio Di Marko, spitalit që është bërë fortesa e parë kundër sëmundjes, rrëfen sesi u përhap në shifra pandemike koronavirusi në Itali, kur deri një muaj më parë, më 21 shkurt, rastet nuk ishin të shumta. “Ishin vetëm 20 raste një muaj më parë, midis tyre dhe një titullar i një ndërmarrjeje dhe prej tij sot janë 139 të infektuar. E premjta e 21 shkurtit ishte një e premte normale, deri kur më telefonoi nga Milano profesor Stefano Centani, mësuesi im, duke më thënë se në Lodi po ndodhte diçka e tmerrshme”.

“Gjëra të tmerrshme kanë ndodhur që atëherë, por mendja më shkon te 19 shkurti, kur në Milano udhëtuan 45 mijë bergamaskë për të parë ndeshjen Atalanta-Valenica që u luajt në “San Siro”. Udhëtuan me autobusë, trenë dhe makina, një bombë e vërtetë biologjike! çdo gjë mori tatëpijetën të dielën, 1 mars, kur në urgjencën tonë ishte praktikisht gjendje lufte. Pacientë pafund të shtrirë në korridorë, nëpër barrela, ku të mundeshin, me mushkëritë në gjendje të rëndë. Të martën e shkuar në spitalin tonë u regjistruan 500 të infektuar me COVID-19, më shumë se çdo sëmundje tjetër”.

Related posts

VAZHDOJNË PUNIMET ME RITME TË SHPEJTA/ Ja pamja aktuale e stadimit të Kukësit me “dron” (VIDEO)

Delo.autor

Martinez gati të kryej testet mjekësore me Interin

Q.Autor

MENDON PËR MERKATON E DIMRIT/ Paratici do yjet e Juventus-it, Tottenham bën gati 135 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment