Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Presidenti i Serie A: Ndaloni pagat e lojtarëve, menjëherë!

Të pezullohet paga e muajit mars për futbollistët. Kjo është idea e fundit e Serie A, e cila doli nga asambleja informale e djeshme. Sidoqoftë, mbetet akoma për t’u kuptuar nëse është më shumë një veprim strategjik, një lloj sinjali që duhet të dërgohet në sistem dhe, veçanërisht, te lojtarët, apo diçka e vërtetë. Në praktikë, në fakt, asgjë nuk ndryshon. Klubet duhet t’i paguajnë lojtarët sipas kontratave, deri në maj.

Ideja, me pak fjalë, është për të hapur një front emergjence dhe për t’i detyruar lojtarët të marrin diçka tjetër, jo atë që përmbajnë kontratat. Dal Pino kishte mandatin për të diskutuar temën, me Gravina dhe Tommasi, edhe pse Lotito u përpoq menjëherë “të negociojë”, kur përfaqësuesit e AIC iu bashkuan video-konferencës. Presidenti i Lazio u përfshi menjëherë në debat, por diskutimi përfundoi në hapësirën prej dhjetë minutash, sepse nuk ishte koha e duhur.

Sidomos Tommasi dhe shoqata e lojtarëve qëndrojnë të vendosur në pozicionet e tyre. Kjo do të thotë se ekziston gatishmëria për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e klubeve, por, para se të përcaktohet ndonjë lloj reduktimi page, është e nevojshme të kuptohet nëse dhe kur do të kthehen në fushë. Në këtë pikë, me një pamje më të qartë të humbjeve të mundshme për të gjithë sistemin, lojtarët do të jenë të gatshëm të bëjnë pjesën e tyre.

Ulni pagat e lojtarëve, surprizon FIGC
Edhe Federata Italiane e Futbollit ishte e befasuar nga lëvizja e vetë Serie A. Presidenti Gravina, ditët e fundit, kishte thënë qartë se “shkurtimi i pagave të lojtarëve nuk duhet të jetë tabu në këtë situatë tejet emergjente”. Vetëm se kjo duhet përfshirë në një kornizë të përgjithshme të ndërhyrjeve, që garanton të gjithë futbollin në kohë emergjence.

Makthi i ndalesës përfundimtare të kampionatit
Mbase ideja për të pezulluar pagën e muajit mars lind edhe si një reagim ndaj shqetësimit që ka kapluar Serie A. Klubet janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rrezikun, që sezoni mund të digjet përfundimisht. Dhe kjo ishte tema e fjalimit hyrës të Dal Pino. Aq shumë zuri vend fjala e tij, saqë, për një herë, nuk kishte asnjë grindje apo tension midis përfaqësuesve të klubeve, si në të kaluarën.

Related posts

LIVE/ Tirana-Luftëtari: E majtë fantastike nga Kobinah, Tirana barazon shifrat në limite (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Roma sakrifikon dy lojtarë për të marrë mesfushorin Xhaka, nis sulmi final

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Gatusso: Ti mbaj kamzhikun sa herë që…

F.autor

Leave a Comment