Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Bonucci shijon karantinën: S’është aq keq në shtëpi, ndihesh përsëri fëmijë!

Leonardo Bonucci, në një postim të gjatë në Instagram, tregoi ndjenjat e tij në këtë moment delikat të karantinës dhe përballjes me pandeminë e “Coronavirus”: E vlerësova dhe e falënderova këtë karantinë, sepse isha në gjendje të bëja atë që nuk kisha qenë në gjendje më parë: të bëhesha përsëri fëmijë dhe të luaja në oborr me djalin tim. Të qëndrosh në shtëpi nuk është aq keq”.

Mbrojtësi i Juventusit, pastaj vazhdoi: “Kjo kohë, që kemi thënë gjithmonë se nuk e kemi, na është dhënë sot. Le të mos e humbim atë duke u ankuar, por le ta jetojmë duke bërë atë që kemi kërkuar gjithmonë, sepse ne thamë se nuk kishim kohë”. Në një kuptim të caktuar, pra, ndalesa e detyruar e lejoi Bonucci të gjente anët pozitive, siç është rikujtimi i kohëve të vjetra:

“Secili prej nesh kujton veten si fëmijë në këto ditë, lojërat e pafundme në oborrin e shtëpisë. Kur zbrisnit i pari dhe prisnit të mbërrinin të gjithë të tjerët. Dje me Lorenzo kam pasur fatin të rikujtoj të kaluarën, atë të kaluar që askush nuk do ta harrojë. Ndërsa jashtë shtëpisë ka nga ata, që janë duke luftuar betejën e tyre. Jashtë janë të gjithë ata, që shpëtojnë jetë dhe thjesht duhet t’u thuash faleminderit. Duhet të jemi krenarë për këta heronj”.

Related posts

ÇUDIRAT NË FUTBOLL/ Arbitri ITALIAN pezullohet për 5 vite, SEPSE ka MASAKRUAR një…

Isa.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E INTER/ Shtohen pretendentët për mesfushorin Eriksen, në garë edhe klubi i madh spanjoll

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ BONUCCI rikthehet te Juventusi dhe rimerr numrin 19 

Isa.Autor

Leave a Comment