Futboll Sport

Nis në “Selman Stërmasi”, super sfida Partizani do fitoren për Europën, Skënderbeu për krenarinë

Java e 30-të e Kategorisë Superiore mbyllet këtë të hënë, në orën 19:00, me sfidën e “Selman Stërmasit”, Partizani – Skënderbeu. Edhe pse nuk është një përballje që vendos për titullin kampion, pasi skuadra e Dajës praktikisht e ka hipotekuar trofeun më të rëndësishëm në vend, mbetet një duel i zjarrtë e që pritet të dhurojë shumë emocione.

Ndonëse pikët i mbajnë rivalët në distancë, krenaria e skuadrës korçare për të dominuar në Superiore dhe objektivat e Partizanit për të luajtur në Europa League, që sigurohet me vendin e tretë, sugjerojnë një ndeshje të luftuar dhe të pakompromis.

Partizani ka rrëshkitur në vendin e katërt, pas fitores së Luftëtarit në Shkodër, me dy pikë më pak se bluzinjtë (47 dhe 45), ndaj për t’u kthyer në pozicionin e tretë duhet patjetër të fitojë ndaj Skënderbeut. Edhe pse në bilancin e përgjithshëm të kuqtë thuasje trefishin e fitoreve të Skënderbeut, në këtë sezon korçarët janë shfaqur superiore me dy fitore dhe një barazim dhe pa pësuar asnjë gol (2-0, 0-0, 1-0).

Trajneri, Klevis Dalipi, i kushtëzuar edhe nga dosmosdoshmëria e fitores, pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues me skemën 4-2-3-1, me Hoxhën në portë, Ibrahimi, Gojkovic, Belica dhe Kotobelli në mbrojtje, Batha dhe Telushi si shkatërrues, ndërsa Asani, Progni dhe Trashi në mbështetje të Bardhit.

Muk ka asnjë dyshim për formacionin e Skënderbeut Ilir Daja, që pritet të aktivizojë Teqjen në portë, Vangjeli, Radas, Aliti dhe Mici ne mbrojtje, Nimaga, Osmani dhe Lilaj ne mesfushë, ndërsa në sulm Muzaka, Vila dhe Gavazaj.

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Napoli parakalon Milanin, mposht Genoan falë blerjes rekord

Delo.autor

Neymar për Ronaldon: “Gjeniu” që do të rikthejë shkëlqimin e Seria A

Isa.Autor

Mesfushori i Bayern Munchen: Me Kovac ndihem një futbollist i rilindur…

Isa.Autor

Leave a Comment