Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ U afrua në janar, Tirana nis bisedimet për prishjen e kontratës me sulmuesin…

Tim Vairinen dhe Tirana janë shumë larg njëri-tjetrit. Lojtari ka një kontratë një vit e gjysmë, ndërsa pagesa e tij shkon mbi 160 mijë euro. Prej kohësh bardheblutë po mundohen që ta prishin marrëveshjen me lojtarin. Me shumë gjasa mund të ketë ndonjë ofrim parash që Vairinen të largohet, duke marrë një pjesë të rrogave. Gjithsesi, ditët në vazhdim do të tregojnë se çfarë do të ndodhë dhe nëse finlandezi do të ikë nga bardheblutë.

SHIFRAT – Lojtari, edhe pse është marrë me bujë në janar, nuk ka bindur qoftë një sekondë dhe është jashtë planeve të Tiranës. Me shumë mundësi, gjatoshi do të largohet në fund të sezonit nga bardheblutë. Në 15 takime dhe vetëm dy si titullar, Vairinen është aktivizuar 296 minuta, duke mos shënuar ende asnjë gol. Një zhgënjim më vete për skuadrën bardheblu. 28-vjeçari ka një karrierë të pasur si futbollist, teksa ka luajtur edhe me të rinjtë e Borusias së Dortmundit në Gjermani, duke fituar dhe divizionin e tretë gjerman.

Karriera e tij është ndërtuar mes Finlandës, Gjermanisë dhe Holandës. Në Gjermani, Vairinen ka veshur dhe fanellat e Viktoria Këlnit, Dinamo Dresdenit dhe Hansa Rostokut, kurse në Holandë ka qenë pjesë e Rodes. Suksesin më të madh në karrierë, Tim Vairinen e ka arritur me Helsinkin duke fituar titullin kampion vitin e kaluar.

Related posts

FITORJA E KATËRT RADHAZI/ Inter mposht Romën dhe vazhdojnë garën për kreun

Delo.autor

PENALLTI POLEMIKASH NË PARTIZANI-VLLAZNIA/ Rasti shkon në UEFA për shqyrtim. Ja prapaskenat e vendimit të Jorgjit

Delo.autor

PASI SIGUROI VIDAL/ Inter duhet të vendosë, vjen oferta 60 milionë euro për yllin e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment