Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ “Carletto” zbulon kolegët trajnerë, me të cilin “qan hallet”

Pasi e konsideron “Coronavirus” një rrezik të madh, sa për ta llogaritur futbollin zero në kushtet e pandemisë globale, Carlo Ancelotti zbulon trajnerët, me të cilët ka më shumë marrëdhënie: “Ndonjëherë shkëmbejmë mesazhe me Klopp. Ka respekt reciprok mes nesh. Komunikoj edhe me Mourinho, një personazh interesant dhe i sinqertë. Ai është ashtu siç e shihni ju.

Flas edhe me Guardiola, shkëmbejmë përshtypjet e futbollit me të. Massimiliano Allegri, një njeri konkret dhe korrekt. Ekziston një harmoni midis nesh, sepse e dimë se cilat janë vështirësitë e profesionit. Këto kolegë mund të jenë “pasqyra”, në të cilën e gjeni veten, kur duhet të bëni zgjedhje të veçanta, ose të jetoni momente të vështira”.

Related posts

“MBROJTJA MË E MIRË KUNDËR…”/ Conte: Me Atalantan do të jetë një sfidë brenda sfidës

Delo.autor

DIKUR E KAPTE PËR FYTI/ Matuidi “tradhton” francezët e tij: “Topin e Artë” E MERITON…

Isa.Autor

Gattuso kritikon sulmuesin: Silva duhet të përmirësohet

Sadik.Autor

Leave a Comment