Futboll Sport

KORONAVIRUSI DHE MË PAS TËRMETI/ Tifozët e Dinamo Zagreb braktisin shtëpitë dhe ndihmojnë vendin e tyre (FOTO)

Kroacia është goditur nga dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, teksa pas përhapjes së Koronavirusit, ditën e sotme janë prekur edhe nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës rihter.

Dëmet materiale nga ky tërmet ishin të mëdha, teksa ka sjellë panik të madh edhe të njerëzit që nuk dinë nga të ruhen më parë. Pikërisht një gjest për tu duartrokitur kanë bërë tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys”.873x400

Këta të fundit janë organizuar dhe kanë ndihmuar në shpërndarjen e ilaçeve në një nga spitalet e Zagrebit, ku qëndrojnë të prekurit nga Koronavirusi. Por nuk ka përfunduar këtu.JKJK

Tifozët u mblodhën sërish pas goditjes nga tërmeti në vendin e tyre, për t’i ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile, të pajisur të gjithë me maska.KKLKL

Gjithashtu disa prej tyre shkuan edhe në maternitetin e kryeqytetit kroat për të ndihmuar edhe aty në këtë moment të vështirë që po kalon vendi.

Related posts

(VIDEO) Milan-Inter/ Top 10 golat më të bukur të shekullit të 21

Q.Autor

Ndeshja jetike për Atletico-n, e pazakontë si Simeone përgatit ekipin kundër Arsenalit

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Brazili me 5 yje, shkatërron Bolivinë me Neymar e me shokë

Delo.autor

Leave a Comment